fbpx

VMRO-DPMNE: Zaevi do të defokusoj opinion publik nga temat reale

-

Pas publikimit të përgjimeve, reagon VMRO DPMNE-ja. Në kumtesën e saj thuhet i njëjti qëndrim i shprehur këto ditëve të fundit, se Zaevi i ka siguruar materialet që shpalosi në konferencë, nga shërbimet e huaja dhe se ato nuk janë në interes të askujt në Maqedoni, përveç palëve të treta. Nga VMRO-ja i bëjnë thirrje Zaevit, që të denoncojë çfarëdo materiali që posedon, jo në publik, por në institucionet përkatëse.

“Zaevi filloi sot me publikimin e materialeve për të cilat dëshmoi edhe para kryeministrit Gruevski se i ka siguruar në bashkëpunim me shërbimet e huaja dhe për të cilat është ngritur procedurë penale ndaj tij. Në konferencën e sotme, me qasje joserioze dhe të papërgjegjshme, duke pranuar të bëhet instrument dhe vegël e shërbimeve të huaja, ai tregoi qartë se është i kënaqur nga kjo situatë, dhe vazhdon të kënaqet duke qenë pjesë e një skenari të krijuar, skenar ky në interes të një pale të tretë. Me qëllimet e tij, Zaevi dëshiron që t’i mbajë peng bashkë-partiakët e tij dhe qytetarët, duke i shpërqendruar nga realiteti dhe nevojat qytetare. VMRO DPMNE-ja edhe njëherë i bën thirrje Zaevit, që pa marrë parasysh çfarë materiali posedon t’i dorëzojë në institucionet përgjegjëse për procedurë të mëtejshme, të drejtë, transparente dhe ligjore”, thuhet në reagimin e VMRO- DPMNE-së.

Nga VMRO-ja shtojnë se skenari i përgatitur nga Zaev, nuk do të ketë efekt. Sipas saj, institucionet duhet t’i vërtetojnë faktet, rrethanat, motivet, por edhe mbështetësit dhe përmbaruesit e këtij skenari, në baza ligjore dhe kushtetuese. Ndërkohë, partitë e tjera, liderët e të cilëve janë përgjuar nga Gruevski dhe Mijallkov, vazhdojnë të heshtin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.