Keri dhe Kozias kanë biseduar për marrëdhëniet greko- maqedonase

-

Kontesti i emrit dhe ideja për masat e ndërtimit të besimit kanë qenë pjesë e bisedave të sekretarit shtetërorë amerikan Xhon Keri, me shefin e diplomacisë greke, Nikos Kozias. Siç theksoi Kozias pas takimit të djeshëm në Uashington, me Kerin kanë biseduar për nismat e reja të Greqisë për çështjet nacionale, gjegjësisht raportet greko- turke dhe ato greko- maqedonase. Kozias nuk shpjegoi në detaje se si është prononcuar pala amerikane për momentet e reja në marrëdhëniet greko- maqedonase, e as nëse ka pasur ndonjë presion nga pala amerikane për zgjidhje më të shpejtë të emrit.

Në agjendë ishin edhe çështja e Qipros dhe diskutimi i hollësishëm për ekonominë greke, marrëdhëniet greko- ruse dhe vizita e Kozias dhe kryeministri Aleksis Cipras në Moskë. Ekonomia greke, kriza financiare dhe obligimet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë ishte tea kryesore e bisedës mes dy shefave të diplomacisë, Keri dhe Kozias kanë biseduar për mundësinë SHBA-të financiarisht t’i ndihmojnë shtetit me çka do të mund t’i ndihmojnë Greqia ta rrit besimin në ekonominë greke dhe të rritet numri i investimeve të huaja në këtë vend.

Një prej temave kryesore që papritmas u gjet në fokus ishte mënyra me të cilën Greqia ballafaqohet me terroristët e mbyllur, pas paralajmërimit për ligj të ri me të cilin do t’ju lejohet të burgosurve në kushte të vështira të vendosen në burg të ashpër shtëpiak. Kjo në veçanti acaroi SHBA-të për shkak të rastit me Savas Ksiros, anëtarë i organizatës terroriste 17 Nëntori, përgjegjës për sulmet dhe vrasjen e disa diplomatëve amerikan në Athinë, i cili me këtë ligj mund të lëshohet në burg shtëpiak. SHBA ashpër reagoi përmes Departamentit të shtetit, thirrje e Kerit deri tek Cipras dhe me njoftim publik të ambasadorit amerikan në Athinë deri tek gazetarët grek.

Marrëdhënia simbiotike midis Serbisë dhe Rusisë për dezinformimin

Nga Barbara Halla- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar sërish se Rusia po ndihmon Serbinë të shpërndajë narrativë kundër Kosovës. Kurti e përcolli këtë paralajmërim përgjatë Konferencës së 7-të të Ambasadorëve...

Teoritë konspirative mbi vaksinat dhe shëndetin të Robert F. Kennedy

Kabineti i presidentit të ri-zgjedhur Donald Trump është plot me politikanë e figura me histori personale dhe bindje të diskutueshme. Por një nga emërimet më të diskutuara është emërimi i Robert...

Pse “Ballkani i hapur” mbeti te Labirinti i Minotaurit?!

Nisma e “Ballkanit të Hapur” u braktis e para nga njëra prej vendeve themeluese Shqipëria Nga Ben Andoni Në vetëm pak raste në rajon, ndodh që ngjarjet, fenomenet të mos kenë referime mitike...

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...