fbpx

Prokuroria ra dakord që Vranishkovski të lirohet me kusht

-

Me vuajtjen e më se gjysmës së dënimit me burg dhe me kompensimin e dëmit për të cilin është dënuar, janë plotësuar kushtet ligjore që Jovan Vranishkovski të lirohet me kusht, informojnë nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekje Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“I dënuari Jovan Vranishkovski ka marrë dënimin efektiv të një dënimi të vetëm me burg nga pesë vjet dhe pesë muaj.Deri tani ka vuajtur gjithsej 36 muaj burg, që do të thotë se ka vuajtur më tepër se gjysmën e dënimit me burg me të cilin është dënuar. Gjatë vuajtjes së burgimit, ai kishte treguar sjellje shembullore dhe kishte respektuar rendin shtëpiak, duke kryer gjithmonë  detyrat e punës”, thuhet në komunikatë.

Nga atje shtojnë se Vranishkovskit, me dënim efektiv, në favor të Kishës Ortodokse Maqedone, i është konfiskuar dobia e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë e cila ishte grumbulluar me veprën penale.

“I janë konfiskuar gjithsej 4.940.400 denarë, në favor të Kishës Ortodokse Maqedone të dëmtuar, i është konfiskuar dhe prona e patundshme – tokën në Golema Niva, shënuar në fletëpronën në Nerez, me sipërfaqe nga gjithsej 4.859 metra katror”, thuhet në komunikatë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.