fbpx

Edhe Borisov edhe Rasmusen janë përgjuar gjatë vizitave në Maqedoni

-

Përfaqësues të lartë të NATO-s dhe vendeve- anëtare të BE-së janë përgjuar gjatë vizitave të tyre të në Maqedoni, deklaroi  lideri Zoran Zaev për agjencinë bullgare të lajmeve “Fokus”.

Në bisedat e regjistruara, që i posedon Zaev, është gjetur ish sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë vizitës së tij në Shkup, më 22 maj të vitit 2014 si dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov i cili në Maqedoni ishte më 17 shkurt të vitit 2013, tre ditë para se qeveria e tij të jep dorëheqje.

Zaev për “Fokus” zbuloi se regjistrimet në përgjithësi përmbajnë biseda private të zyrtarëve të lartë.

Agjencia shkruan se tani për tani nuk dihet nëse bisedat do të publikohen në konferencë shtypi, para se lideri i LSDM-së t’ua dorëzoj Borisovit dhe Rasmusenit.

Zaev deri më tani bisedat e përgjuara ua ka dorëzuar gjithsej gjashtë diplomatëve, mes të cilësve, siç thekson “Fokus”, janë dy ambasadorë amerikan si dhe përfaqësues të lartë të ambasadës bullgare në Maqedoni. Më herët, Zaev ia dorëzoi bisedat ambasadorit italian në Maqedoni.

 

Средба на македонскиот премиер Никола Груевски, со бугарскиот колега Бојко Борисов
Takimi me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski me Bojko Borisovin

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.