fbpx

Gruevski u takua me Kurc

-

Marrëdhëniet politike midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë, zhvillimi i marrëdhënieve ekonomike dhe potencialet për bashkëpunim dhe avancimi i këmbimit tregtar, si dhe integrimet euroatlantike të Maqedonisë, ishin temë e takimit të sotëm të kryeministrit Nikolla Gruevski me ministrin austrial për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme Sebastian Kurc.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, bashkëbiseduesit i theksuan marrëdhëniet pozitive midis dy vendeve, të cilat karakterizohenme miqësi dhe respekt të dnërsjellë, dhe me potencial për intensifikim në të gjitha sferat nga interesi i përbashkët.

“Gruevski theksoi se Austria paraqet partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë dhe në këtë drejtim nevojitet që të shfrytëzohen mundësitë të cilat u qëndrojnë në dispozicion të së dy shteteve për avancim plotësues. Ai shprehi falënderim deri te ministri i Punëve të Jashtme për mbështetjen aktive të cilën e jep Austria në sferën e integrimeve evropiane dhe euroatlantik të Maqedonisë me ç’rast nënvizoi se anëtarësimi në BE dhe NATO paraqet përcaktim strategjik dhe është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Ministri Kurc, madje, e riafirmoi mbështetjen të cilën Austria e jep për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe Aleancën e NATO-s, si dhe interesi i Asutrisë për integrim më të shpejtë të gjithë rajonit. Ai shfaqi bindje se me përpjekje të përbashkëta në periudhën e ardhshme, do të arrihet të avancohet bashkëpunimi bilateral ekonomik, i cili paraqet prioritet i qeverive të së dy shteteve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.