fbpx

U formua koalicion mbipartiak – Partneritete për Maqedoninë demorkatike

-

Profesori Stevo Pendarovski në rolin e bartësit të “shtyllës “Partneriteti për Maqedoni Demokratike”, sot publikoi se është krijuar një platformë për bashkim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë për të pasur një shtet demokratik dhe të lirë.

Ai tha se opozita maqedonase LSDM do ti heq simbolet partiake dhe do të fillojë me aktivitetet e këtij koalicioni jo-partiak civil nga 17 maji në protestën e madhe të paralajmëruar ditë më herët, dhe do të vazhdojë për të protestuar deri në rënien e kësaj Qeverie dhe formimin e një qeverie kalimtare.

Ashtu si sqaroi, ky është një dokument i cili prej sot publikisht i afrohet të gjitha grupeve të interesuara, partive politike, organizatave jo qeveritare, shoqatave të qytetarëve, grupeve, ekspertëve, individëve, shoqatave religjioze dhe etnike.

“Fjalë për fjalë deri te secili njeri që jeton në këtë vendin tonë, nëse dëshiron dhe mendon se tash është momenti të afrohet, ta bëjë këtë për qëllimin tonë me këtë dokument dhe t`i japim mbështetje konceptit të Maqedonisë qytetare dhe të bashkohemi në një koalicion mbi partiak, koalicion gjithë popullor e cila do t`i porosis kërkesat e tyre me 17 maj kur është përcaktuar protesta e përgjithshëm popullor para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”, u shpreh sot Stevo Pendarovski.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.