fbpx

Dështojnë bisedimet në Përzhinë-konfirmojnë LSDM dhe VMRO DPMNE

-

Mbarojnë edhe bisedimet e sotme, në mes partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos- BDI, LSDM, PDSH dhe VMRO-DPMNE, pa asnjë rezultat konkret të dalur nga palët.

Ambasadori i BE-së në një deklaratë të shkurtër për media tha se partitë kanë nevojë për konsultime shtesë, derisa partitë politike ose nuk flasin për këtë çështje ose fajin ia hedhin njëra tjetrës për bllokadë.

“I përfunduam negociatat për sot. Partitë kanë nevojë për më shumë konsultime”, tha Orav pas përfundimit të takimit.

“Koha është para”, ishte përgjigjja e shkurt e ambasadorit Orav ndaj pyetjes së gazetarit, se a po humbet kohë duke i pasur parasysh negociatat e mëparshme.

Ndërprerjen e bisedimeve e vërtetuan edhe nga LSDM-ja. “Gjithmonë kur vijmë deri te dy temat e dhimbshme të VMRO-DPMNE-së, e që janë: pastrimi i Listës zgjedhore, respektivisht 33 mijë regjistra kontestuese dhe rregullimi i sferës mediatike, bisedimet ndërpriten. VMRO-DPMNE ikë nga zgjedhjet fer dhe demokratike. Ata duan të kenë zgjedhje si duan vetë. LSDM këtë nuk do ta lejojë. Republika e Maqedonisë duhet të mbaje zgjedhje fer dhe demokratike”, theksoi zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Imer Aliu, përfaqësues i PDSH-së në bisedime, nuk ka dashur që para opinionit të zbulojë detaje rreth bisedimeve. As nga BDI nuk kanë qenë të kapshëm për të zbardhur ndonjë detaj nga bisedimet.

Sipas informatave jo-zyrtare, VMRO – DPMNE fuqishëm qëndron në atë se pastrimi i Listës Zgjedhore ka mbaruar dhe se mediat do të rregullohen me vetë-rregullim.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.