fbpx

“Revolucioni shumëngjyrësh” paralajmëron protestë masovike të hënën

-

Pasi që Gjykata Kushtetuese nuk do të deklarohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale dhe njëkohësisht e shkelë ultimatumin e dhënë nga “Revolucioni Laraman”, përfaqësuesit e shoqërisë civile bëjnë thirrje për protestë masovike të hënën, në fillim prej orës 19:00.

“Këtij pushtetit të korruptuar dhe kriminel i dhamë kohë më shumë se sa duhet që t’i dëgjojë kërkesat tona. Ata janë të shurdhër përpara qytetarëve të tyre. E vetmja gjë që ato mendojnë janë sa më shpejtë t’i ikin drejtësisë. Prokuroria Speciale është drita e parë në këtë errësirë juridike në të cilën jetojmë. Pas vendimit të sotëm të GJykatës Kushtetuese që të mos e vendosë në rend dite Prokurorinë Speciale për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së saj, shihet se Gruevski dhe bashkëpunëtorët tentojnë që ta shfuqizojnë PSP-në, kur më së paku do ta presim”, thonë protestuesit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.