fbpx

Bogov i ka siguruar investitorët turk në stabilitetin e ekonomisë

-

Guvernatori Dimitar Bogov ka siguruar investitorët turk në stabilitetin e ekonomisë, kursit të denarit, ambientin në të cilin punojnë dhe iu bëri thirrje të investojnë si deri më tani.

“Banka Popullore do ta ruaj stabilitetin makro- ekonomik, kursin stabil të denarit dhe sistemit bankar. Nuk duhet të pitet rrezikim të kursit të denarit, që është stabil prej vitit 1997 dhe pa ndryshime. Tani për tani nuk ka nevojë të ndryshohet përkushtimi i politikës monetare- theksoi Bogov.

Sipas investitorëve turk, stabiliteti politik, ekonomik si dhe siguria kanë ndikim të madh ndaj vendimeve për investim. Për këtë sot janë takuar me guvernatorin Bogov, i cili u jepte përgjigje pyetjeve të tyre lidhur me projeksionet për rritje ekonomike, sigurinë e depozitave nëpër bankat greke dhe stabilitetin makro- ekonomik.

“Kur stabiliteti ekonomik është i rrezikuar, rrjedhimisht me këtë rrezikohen edhe dy faktorë tjerë. Kjo ishte edhe arsyeja pse biseduam me guvernatorin Bogov dhe ky ishte takimi i parë mes sektorit privat dhe publik. Vazhdimi i sukseseve të ekonomisë maqedonase varen nga zgjidhja e krizës politike- deklaroi kryetari i Odës ekonomike Maqedoni- Turqi, Tuna Ejup Kahvexhi.

Biznesmeni Ajdovan Ademovski theksoi se investitorët turk nuk do të tërhiqen, ata do të vazhdojnë me realizimin e projekteve të vizatuara dhe realizimin e investimeve. Sipas Demirov, në Ballkan ata janë mësuar me situata të këtilla.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.