fbpx

Athina: Masat e besimit do të vijnë në prill, do të fillojnë me hapjen e kufirit në Prespë

-

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kocias, në masat për ndërtimin e besimit me Maqedoninë sheh mundësi të mirë për korrigjimin e zbrazëtirave të lidhjeve reciproke dhe krijimi e një baze më të mirë për komunikim më të mirë, besim dhe mundësi për biseda më konstruktive për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Në fjalimin e tij deri te Komisioni për punë të jashtme dhe mbrojtje, Kocias paralajmëroi se masat për ndërtim të besimit do të dorëzohen dhe do të bisedohet me palën maqedonase në prill dhe kryesisht do t’i referohen punëve më të vogla dhe më praktike, të cilat mund t’i diskutojnë për ndryshimet dhe tensionet që ekzistojnë ndërmjet dy palëve.

–Masat për besim, para se gjithash, do të jenë për të zgjidhur disa çështje praktike, së dyti- të ndërtohet besim më i mirë – dhe së treti- që të bëhen më të lehta negociatat me Kombet e Bashkuara, deri në atë shkallë që është e mundur- theksoi Kocias para Komisionit, duke folur për qëndrimet në lidhje me Maqedoninë.

Ai theksoi se këto masa janë të patjetërsueshme që të gjendet modus vivendi dhe të fillohet dialog ndërmjet dy shteteve, si dhe t’i vihet fund ideve maqedonase se Greqia do të donte prishjen e shtetit tonë. Shefi i diplomacisë greke njoftoi se tani më ka ide të caktuara dhe listë të masave të cilat do t’i dorëzohen palës maqedonase. Si shembull, i cili mund të merret parasysh e përmendi kërkesën e Maqedonisë për hapjen e kufirit në Prespë, i cili konsiderohet si mundësi e mirë të zhvillohet turizmi, bashkëpunimi shoqëror dhe ekonomik në atë rajon, si dhe të përforcohet besimi ndërmjet qytetarëve të të dyja anëve.

– Populli i IRJM-së mendon se duam ta prishim shtetin. Unë nuk kam qëndrim të atillë dhe mendoj se askush tjetër nuk e mbështet. Disa mendojnë se duam ta humbim ekzistimin e tyre, por ne as nuk e besojmë as nuk e dëshirojmë këtë. Duhet të gjejmë modus viviendi se si të fillojmë dialog me këtë shtet. A do t’i zgjidh problemet dialogu? Jo. Por, duhet të tentohet dhe të ofrohen disa masa të caktuara për besim. Ai shpjegoi se masat kryesisht i referohen çështjeve më të vogla që të lehtësohet atmosfera e ngurtë dhe të krijohet klimë më e mirë ndërmjet dy palëve.

Kocias përsëri përmendi se problem më i madh i cili qëndron pas emrit është irredentizmi i qeverisë maqedonase dhe të gjitha aktivitetet që janë të lidhura dhe të nxitura nga tendencat irredentiste.

–Kuptohet se duhen vetëm disa minuta për tu kuptuar se teza e atillë është larg nga realiteti në teren- deklaruan nga MPJ-ja e Maqedonisë.Para dy ditëve MPJ për “Meta” njoftoi se deri më tani s’ka pasur bisedime për masat e ndërtimit të besimit sepse Athinës i është nevojitur një muaj për të dalë me propozim-masat.

–Nuk ka as dialog paralel, as dialog në kornizat e OKB-së. Në fakt, më shumë po duket se bëhet fjalë për krijimin e perceptimit se procesi po zhvillohet. Në praktikë, deri më tani nuk ka asnjë shenjë konkrete se në Athinë ekziston dëshirë të ketë dialog intensiv për tejkalimin e kontestit dhe të bllokadave – thonë nga MPJ-ja, duke shtuar se Greqia ka rënë në grackë nga bllokadat e vëna më herët.

–Në interes tonin është tejkalimi i kësaj situate të bllokadës ilegale dhe të hapim sa më shumë ura me fqinjin jugor. Ky është interesi jonë. Të patjetërsueshme janë qasja reale dhe dëshira – thuhet në reagimin e MPJ-së.

M.P

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.