fbpx

Angelov dhe Kozias u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Greqisë

-

Pajtueshmëria e përbashkët se Maqedonia dhe Greqia duhet ta zhvillojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat, pa marrë parasysh problemin me emrin, është rezultati nga takimi i sotëm i ambasadorit Darko Angelov me shefin grek të diplomacisë, Nikos Kozias. Ambasadori i ri maqedonas në zyrën për lidhje në Athinë, sot pasdite është takuar me ministrin e ri grek për punë të jashtme nga qeveria e re e Aleksis Cipras. Takimi i parë protokolarë kryesisht ka qenë mundësi për njohjen e ambasadorit të ri Kocias.

i cili para disa javëve morri udhëheqjen si ministri nga Evangelos Venizelos.

Takimi kaloi me frymë pozitive  dhe në klimë të mirë

-Takimi kaloi në atmosferë pozitive, e shfrytëzuar për njoftim të ndërsjellë me ministrin dhe ambasadorin e ri. Këmbyem pikëpamjet e përbashkëta dhe u dakorduam se pa marrë parasysh çështjes kyçe që ekziston dhe që do të diskutohet në formatin e deritanishëm, dy shtetet duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e ndërsjellë në më shumë fusha dhe në më shumë sektore shoqërore- deklaroi Angelov pas takimit me agjencinë e lajmeve “Meta”.

Klima  pozitive dhe vullneti nga pala greke për thellimin e bashkëpunimit, bashkë me pranimin e shpejtë të Angelov në Ministrin e punëve të jashtme, kohë të shkurtë pas ardhjes në pushtet të SIRIZA-s, krijon sinjale inkurajuese fillestare se mund të ketë lëvizje në komunikimin dhe bashkëpunimin mes dy palëve. Edhe pse është shumë herët që të thuhet në çfarë drejtimi do të zhvillohen lidhjet dhe komunikimi me qeverinë e re greke, ky zhvillim i ngjarjeve mund të vlerësohet si pozitiv nëse kihet parasysh se komunikimi mes dy palëve gjatë kohë ishte i ngrirë për shkak të mospajtimeve të ashpra rreth kontestit me emrin.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.