Ministria e Financave – Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Ministria e Ekonomisë, Inspektorati Shtetëror në bashkëpunim me MPB-në mbrëmë kanë kryer kontrolle në gjithsej 13 objekte hotelierike.
Gjatë këtij aksioni në tre objekte hotelierike nuk është detektuar asnjë lloj parregullsie. Dy objekte janë mbyllur dhe një restorant të cilëve iu ndalohet të punojnë deri më 07.01.2015, ndërkaq në një restorant tjetër nuk u bë kontrolli, për shkak të vendimit paraprak nga DAP-i i cili nuk lejohet të punojë që nga data 31.12.2014.
Tek objektet e tjera hotelierike është konstatuar pirja e duhanit në objekt, mospërputhje e prometit të evidentuar me aparatin fiskal, konstatitimi i personit të paparaqitur në vend pune. Këto objekte janë gjobitur me të holla.