Bruksel: Niveli kundër sulmeve kamikaz në nivelin më të lartë

-

Autoritetet belge sot ngritën nivelin e rrezikut nga sulmet kamikaz në rajonin e Brukselit në nivelin më të lartë, duke paralajmëruar për “kërcënime shumë serioze”. Metroja do të jetë e mbyllur deri nesër ndërsa qytetarët paralajmërohen që t’i evitojnë tubimet masovike, përfshirë qendrat tregtare, thuhet në njoftimin e autoriteteve. Paralajmërimi për pjesën tjetër të Belgjikës ngel në nivelin më të ulët, por edhe më tej është serioze. Brukseli ka qenë shtëpia e kryerësve të dyshuar të sulmeve të fundit në Paris, shkruan BBC. Policia edhe më tej heton pistat e Salah Abdeselam, për të cilin besohet se është kthyer në Belgjikë.

Këshilli i sigurisë së KB-së dje njëzëri miratoi rezolutë për rritje dyfish të aksioneve kundër SHI, pas sulmeve të javës së kaluar në Paris ku jetën humbën 130 persona.

Autoritetet franceze përpiluan dokument me të cilin ju bëjnë thirrje anëtareve të IN që “t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme kundër SHI, e cila mori përsipër përgjegjësinë e sulmeve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.