Kuptohet se nuk frikësohem, nuk kam pse të frikësohem nga prokurori special, kështu iu është përgjigjur Nikolla Gruevski pyetjes së gazetarit, gjatë vizitës së tij në Qendrën e klinikës.
Në pyetjen se propozim i kujt ishte Katica Janeva, për prokurore special, Gruevski ka thënë se të dy anët e kanë mbështetur zgjedhjen e saj.
Ai ka mohuar përzierjen e personave nga VMRO-DPMNE në aferën “Magjar Telekom”. “Nuk ka krim në VMRO-DPMNE”, ka thënë Gruevski.
“Lexova nëpër medie për gjithë atë që është komentuar nga ana e zotëri Bogoevskit. Kujtojë, në atë kohë VMRO-DPMNE ishte në opozitë dhe apelonte se duhet të liberalizohet sektori telekomunikimit, Një gjë e tillë nuk u bë nga LSDM, e cila ishte në pushtet. Ne si VMRO-DPMNE qysh para zgjedhjeve të vitit 2006 premtuam se nëse vijmë në pushtet, 60 ditët e para do të bëhet ftesë publike për operatorin e tretë. Thirrja u bë dhe u zgjodh operatori i tretë, ndërkaq çmimet e shërbimet dukshëm u ulën. Kështu që gjithçka është e qartë”, u përgjigj Gruevski.