!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Krijoni vlera, jo vetëm profit, porositi Dresen në Forumin e parë të kompanive të mira


       
Shkup, 2 Dhjetor, 2016 - 15:49 (META) 

Sot është mbajtur Forumi i parë i kompanive të mira, me temë “Transformimi i shoqërisë përmes bizneseve”, ku morën pjesë kompani, organizata civile, bartës dhe realizues të politikave.

Mysafir në Forum ishte sipërmarrësi holandez dhe themeluesi i “Good Hospitality Group” Martin Dresen, i cili ndau përvojën e tij e krijimit të “Hotelit të Mirë”, konstruksion lundrues që tërheq mijëra turistë, në veçanti ata që e kuptojnë rolin e vet në krijimin e mundësive për njerëzit nga margjinat.

“Në biznesin social siç është “Hoteli i Mirë”, theksi është vënë tek personat dhe krijimi i vlerave, e jo vetëm tek profiti. Fokusohuni tek njerëzit, tentoni t’i motivoni, që t’i mbani dhe kjo do të jep rezultate. Rasti më i mirë është kur arrihet baraspesha, realizim të profitit dhe vlerësimin e faktorit njerëzor” porositi Dresen.

Ambasadori holandez, Volter Plomp theksoi se Forumi është ngjarje ku duhet të lindin ide të reja për zgjidhjen e pabarazive sociale dhe sfidave.

“Holanda është mike shumëvjeçare e Maqedonisë dhe në 20 vitet e kaluar kemi mbështetur dhe punojmë me shumë organizata civile dhe kompani. Besojmë thellë në konceptin “1 plus 1 mund të jetë 3” dhe prej këtu motivimi që t’i vendosim këto dy sektorë në një vend sot, sepse sfidat në nivel nacional dhe global s’mund të adresohen vetëm nga një sektor dhe sepse besojmë që sinergjia mund të jetë shtytësi i ndryshimeve pozitive i progresit në shoqëri” tha Plomp.

Forumin e organizoi Organizata e Asociacioneve për hulumtim, komunikim dhe zhvillim, “Public” dhe ambasada e Mbretërisë së Holandës në Maqedoni.