!Më 1 shkurt 2017, përfundon periudha promovuese për shfrytëzim të lirë të lajmeve të “Meta”. Në periudhën e ardhshme do të zbatojmë sistemin e ri për qasje dhe parapagesë. Për mënyrën e qasjes dhe parapagesës do të ju njoftojmë në mënyrë plotësuese.

Ivanov nga Budapesti godet OJQ-të në Maqedoni


       
Budapest, 20 Mars, 2017 - 12:19 (META) 

Patjetër të përforcohet kontrolli dhe transparenca në financimin e punës së OJQ-ve, patjetër të hiqen të gjitha dyshimet dhe të bëhet dallimi mes organizatave që me të vërtetë punojnë në interes të popullit dhe ata që fshihen pas emrit OJQ.

Këtë e deklaroi presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në një pjesë të intervistës për gazetën hungareze “Maxhar Hirlap” (Magyar Hirlap), duke u përgjigjur në pyetjen për përpjekjet që Maqedonia dhe Hungaria i bëjnë për uljen e aktiviteteve politike të OJQ-ve të mbështetura nga Xhorxh Soros.

“Nuk duhet të lejohet keqpërdorimi i sektorit civil. Si profesor i të drejtës, shumë vite kam kaluar në sektorin civil, në fondacione, institucione, organizatave joqeveritare, me nismë të ndihmoj shoqërinë që bëhet më e pjekur. Fatkeqësisht, me disa përjashtime, ky sektor tash dominohet nga interesat partiake ndërsa interesat e qytetarëve janë në fund të prioriteteve të këtyre organizatave”, thotë Ivanov.

Presidenti i vendit thotë se “krahas ngjyrimit politik, OJQ-ve po u jepet edhe ngjyrimi etnik sepse disa nga fondacionet e huaja këmbëngulin t’i mbështesin në baza etnike”.

“I dënoj të gjitha përpjekjet për politizimin e sektorit civil dhe përpjekjen që të bëhen të anshme. Është e papranueshme mjete të huaja të derdhen në OJQ për zhvillimin e qëllimeve politike, inicimin e aktiviteteve, që përfshijnë drejtpërdrejtë involvim të huaj në punët e brendshme të një shteti sovran”, vuri në dukje Ivanov.

Sipas tij, sektori civil duhet të kontribuojë për progres dhe ndryshime pozitive që do të jenë në dobi të shtetit.

“Në vend të kësaj, ne kemi punë me organizata që në mënyra të ndryshme dhe pa vet- kritikë veprojnë në mënyrë destruktive dhe në kundërshtim me interesat nacional dhe qytetare”, shtoi Ivanov.

Në intervistë ai flet edhe për ngjarjet aktuale politike në vend dhe thotë se partitë duhet ta kërkojnë zgjidhjen përmes sjelljes së përgjegjshme dhe në përputhje me Kushtetutën e RM-së. Sipas Ivanov, zgjidhja e mundshme për tejkalimin e situatës janë zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare ku qytetarët do të prononcohet edhe për temat që janë imponuar në periudhës pas- zgjedhore.

Ivanov në intervistë ka theksuar se lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në vend të afatit prej 10 ditëve, e ka njoftuar pas 27 ditëve se ka siguruar shumicën në Kuvend me mbështetjen e partive shqiptare. Ai edhe njëherë përsëriti se nuk do ta jep mandatin nëse nuk refuzohet Platforma, me të cilën, siç shprehet, cenohet uniteti, sovraniteti dhe pavarësia e Maqedonisë.

Presidenti thotë më tej se disa kërkesa të partive shqiptare janë në kundërshtim me Kushtetutën ndërsa kërkesat tjera varen nga statistika në terren, për të cilën duhet të ketë regjistrim. Ai gjithashtu ka thënë se shkaku kryesor për thellimin e krizës është Platforma e Tiranës ndërsa më tutje shton se pas publikimit të saj ka pasur retorikë radikale nga zyrtarë të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë, ku disa herë ka ftuar faktorin ndërkombëtar për ta dënuar platformën.

Ndryshe, Ivanov sot qëndron për vizitë në Hungari ku do të takohet me krerët e shtetit.