fbpx
Tag: Reagim

tag: reagim

LSDM: Mandatit i PSP-së do të vazhdohet ndërsa Gruevski patjetër të ballafaqohet me drejtësinë

Nikola Gruevski patjetër duhet të pajtohet se është ballafaquar me drejtësinë dhe se “për të gjitha veprat ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës së sotme për shtypi të Vladimir Gjorçevit nga radhët e VMRO DPMNE-së. “Drejtësia është pjesë e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni. Nikola Gruevski duhet të pajtohet me fatin se...

Miloshoski: Me vendimin e Janevës për faljen e Zaevit nuk ka arsye pse të ekzistoj PSP

VMRO DPMNE sot sërish reagoi ndaj vendimit të Prokurorisë Speciale për tërheqjen e aktakuzës për rastin “Puçi”. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të partisë, Antonio Miloshoski në konferencë shtypi tha se PSP nuk ka kurrfarë “legjitimiteti profesional dhe institucional” dhe se është “vetëm vegël politike dhe dorezë e vazhdar” e kreut të LSDM-së, Zoran Zaev. “Opinioni e din se Zaevi është...

SHGM dënon dhunën verbale të pushtetit ndaj gazetarëve

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënojnë fluksin e dhunës së koordinuar verbale të pushtetit ndaj gazetarëve, të cilat siç thonë nga SHGM, i drejtohen lirisë së mediave dhe të drejtës së opinionit për t’u informuar. “Sulmet e këtilla kanë për qëllim t’i frikësojnë dhe heshtin gazetarët dhe të ngufatin kritikën në media. Me këtë, pushteti dëshiron të pengoj që të...

Kocijançiq: Prej afër do t’i ndjekim zgjedhjet pasi ato janë mundësi për fillim të ri

Bashkimi Evropian nga afër do t’i ndjekë zgjedhjet e parakohshme parlamentare që të dielën do të mbahen në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me reagimin e tij për mbajtjen e tyre pret të dalë të dielën pasdite, pasi me vlerësim fillestar do të dalin vëzhguesit ndërkombëtarë, kumtoi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç “Siç deri më tani shumë herë kemi...

Zhbogar: Pres fushatë korrekte dhe zgjedhje të besueshme

Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar pret fushatë korrekte parazgjedhore, që pritet të filloj të hënën më 21 nëntor. Ai sot nga Tetova ku u takua me kryetaren e kësaj komune, Teuta Arifi apeloi institucionet menjëherë të reagojnë nëse ndodh edhe problemi më i vogël. "Pres fushatë korrekte, pres partitë politike t'i paraqesin vizionet e tyre për të ardhmen e shtetit....

VMRO DPMNE: Janeva më mirë të kandidohej për bartëse e listës së LSDM-së

Konferenca e sotme në të cilën u publikua rasti “Shënjestra” për partinë e VMRO DPMNE-së është edhe një dëshmi se Katica Janeva është dorë e vazhduar e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe se po zbaton synimin e tij, “për ridefinim dhe federalizim të Maqedonisë si shteti binacional dhe ta akuzoj Maqedoninë se është fajtore për kontestin me Greqinë”. Sipas...

Janeva: Asnjëherë s’kam qenë anëtare e LSDM-së, fletëpagesa për anëtarësi është e rrejshme

Asnjëherë s’kam qenë anëtarë i partisë së LSDM-së, e as që kam kryer pagesë për gjoja verifikim për anëtarësi në këtë parti politike, thotë prokurorja speciale Katica Janeva në reagimin e saj lidhur me shkrimet e disa mediumeve për gjoja anëtarësimin e saj në këtë parti opozitare. Janeva thotë se dokumentet që dje ka publikuar gazeta “Vecer” janë të pavërteta...

KB të gjej zgjidhje gjithpërfshirëse për krizën e refugjatëve, porositi diplomacia maqedonase

R. e Maqedonisë punon me përkushtim për ballafaqimin me krizën e refugjatëve, më pas duke siguruar trajtim njerëzor, sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thuhet në reagimin e MPJ-së së vendit pasi komisari i lartë për të drejtat e njeriut në KB, Zeid Rad Al Husejn dje kritikoi autoritetet e Maqedonisë për politikën...

Naumov: Borxhi publik u rrit për 5 milion euro të reja

Ministri i financave sot shënoi 34 milion euro, në letrat me vlerë shtetërore. Edhe pse për rikthimin kanë mbërritur 29 milion euro, ministri Kiril Minoski vendosi të rris borxhin publik për 5 milion të reja”, thuhet në reagimin e zëvendësministrit të ekonomisë, Kire Naumov. Sipas Naumov, “eurobligacioni i paligjshëm prej 450 eurove, për këtë pushtet të papërgjegjshëm, nuk mjafton për...

Ministria e financave dënon dëmtimin e pronës shtetërore

Ministria e financave ka reaguar ndaj protestës së djeshme të "Revolucionit laraman", ku fasada e ministrisë u ngjyros me disa ngjyra. "Ministria e financave mbështet të drejtën qytetare për protest, por dënon sjelljen arrogante të individëve të caktuar të cilët demolojnë pronë shtetërore me paratë e qytetarëve të R. së Maqedonisë" thonë nga ky dikaster.

LSDM: Rishikimi i paralajmëruar i buxhetit është dështim për Maqedoninë

Qëllimi i vetëm i rishikimit të ri të buxhetit është krijimi i kushteve për huamarrje të re përmes euro- obligacionit ndërsa ministri i ri i financave Kiril Minoski duhet të dijë se ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë me vendosjen e nënshkrimit për huamarrjen e re të larta të qytetarëve, thuhet në reagimin e LSDM për propozim- rishikimin e buxhetit. "Për Minoskin...

SHGM: Shoqata e prokurorëve të dënojë vendimin që Nedellkovski të mos ndiqet penalisht

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) sot në konferencë për media reagoi ndaj vendimit të prokurorit të Prokurorisë së lartë publike, i cili ka vlerësuar se udhëheqësi televiziv Milenko Nedellkovski nuk nxitë urrejtje dhe dhunë me statusin e Fejsbukut me kërcënime ndaj disa gazetarëve, por se ato janë vetëm “qëndrime të shprehura për persona fizik” dhe e ka refuzuar...

Opozita reagon rreth dorëheqjes së Stavreskit: Po shkatërrohet betoni i “familjes” në pushtet

Partitë opozitare LSDM dhe PRSD sot reaguan lidhur me dorëheqjen e ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Nga LSDM-ja shprehen se dorëheqja e Zoran Stavreskit tregon se është duke u shkatërruar betoni i “familjes” në pushtet. – Njëri prej lojtarëve kryesorë të regjimit e braktisi anijen që fundoset. Zoran Stavreski një kohë të gjatë e dinte se është duke u shkatërruar...

Poposki: LSDM-ja do të duhej të tregojë se është serioze lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve

Inkurajon fakti se LSDM-ja përfundimisht është i vetëdijshëm se politika destruktive hasë në dënime gjithnjë e më të madhe nga qytetarët, reagoi sot Nikolla Popovski me rastin e konferencës për media të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. – Mbetet evidente se partia ende nuk ka treguar kapacitet për të dalë nga agonia dhe përfundimisht të fillojë me politikën konstruktive, në...

Han: Pas kësaj, dyshoj në zgjedhje korrekte

Euro- komisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han sot dënoi vendimin e presidentit Gjorgje Ivanov për zhvlerësimin e proceseve gjyqësore kundër politikanëve, duke theksuar se kjo është kundër sundimit të së drejtës. “Deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, ashtu siç unë  e kuptoj është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me...

Platforma kundër korrupsionit: KSHPK të publikoj listën anketuese të Gruevskit

Komisioni shtetërorë për pengimin e korrupsionit  (KSHPK) të respektoj Ligjin në bazë të cilës është formuar, që është kompetenca e tij elementare, me qëllim të mbrojtjes të interesit publik, bëjnë thirrje publike nga Platforma e organizatave civile për luftë kundër korrupsionit. Prej atje fuqishëm reagojnë në deklaratën e kryetarit të KSHPK, Goran Milenkov që në konferencë shtypi të mërkurën javën...

VMRO DPMNE: Paraqitja e Janevës dëshmoi se LSDM nuk ka program dhe projekt

VMRO-DPMNE thotë se Katica Janeva sot ka marrë pjesë me konstruksione politike që përmbajnë çdo gjë përveç respektimi e të së drejtës dhe janë provë e drejtpërdrejtë për dëshpërimin në të cilin gjendet kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe partia e tij. “LSDM nuk ka kurrfarë programi parazgjedhor dhe rrugëdaljen e kërkojnë përmes Katica Janevës duke njollosur njerëz nga kreu...

BFI: Me vendosjen e kryqit nxiten tensionet ndëretnike

Bashkësia Fetare Islame në vend sot doli me reagim lidhur me vendosjen e gur- themelit të kryqit në komunën e Butelit. Ndërtimin e simbolit fetar, BFI e vlerëson si provokim ndaj besimtarëve musliman. Prej atje vlerësojnë se nisma nxit tensione ndëretnike, kështu që iu bën thirrje autoriteteve, por edhe përfaqësuesve të huaj, që të intervenojnë që të hiqet vendimi i...

 “Plenumi i shkollave të mesme”: Dënimi i Ilina Dimovskës është censurë klasike

“Plenumi i shkollave të mesme” dënoi presionin ndaj nxënëses së shkollës së mesme Ilina Dimovska nga Velesi, të cilës iu ul sjellja për shkak të një qëndrimit në Facebook dhe kërkoi abrogimin e masës së shqiptuar. Nga  “Plenumi i shkollave të mesme” thonë se shkolla në këtë mënyrë po kryen censurë dhe presion ndaj nxënëses së shkollës së mesme. “Shkolla...

LSDM: Gruevski e pranoi se është kriminel dhe nuk mund të jetë kryeministër

LSDM-ja opozitare reagoi në fjalimin e kryetarit të VMRO- DPMNE-së, Nikolla Gruevski në konferncën e Unionit të Grave. –"Përdhunim", " t'i përzësh me shqelma", "budalla", ky është fjalori i Nikolla Gruevskit i cili frikësohet nga dënimi i qytetarëve dhe përballja me përgjegjësinë  për krimin e përgjithshëm në 10 vitet e shkuara. Nikolla Gruevski vet e pranoi se: nuk mundet kriminel dhe...