fbpx

Poposki: LSDM-ja do të duhej të tregojë se është serioze lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve

-

Inkurajon fakti se LSDM-ja përfundimisht është i vetëdijshëm se politika destruktive hasë në dënime gjithnjë e më të madhe nga qytetarët, reagoi sot Nikolla Popovski me rastin e konferencës për media të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

– Mbetet evidente se partia ende nuk ka treguar kapacitet për të dalë nga agonia dhe përfundimisht të fillojë me politikën konstruktive, në interes të të gjithë qytetarëve. Mbetet edhe përshtypja se bëhet fjalë për partinë e vetme opozitare e cila ikë prej zgjedhjeve, të cilat mes tjerash vetë i ka kërkuar. E njëherësh ikjen prej zgjedhjeve kremton njëjtë si fitore zgjedhore. Kjo është evitim klasik i përballjes me qytetarët. Lidhur me kërkesat që sot i parashtroi zoti Zoran Zaev – VMRO-DPMNE-ja dëshiron të porositë qartë se zgjedhjet janë të pranueshme në çfarëdo termini, por nuk do të lejojmë që shteti dhe qytetarët sërish të jenë peng i ankandit të ri me termina, siç ishte rasti me 24 prillin dhe me 5 qershorin – tha Popovski.

Ai shtoi se për VMRO-DPMNE-në është e pranueshme që LSDM-ja të jetë sërish pjesë e Qeverisë, në drejtim të përgatitjes së zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike, por vetëm nëse tregojnë se janë serioz lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve dhe se këtë e dëshirojnë vërtetë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.