VMRO DPMNE: Paraqitja e Janevës dëshmoi se LSDM nuk ka program dhe projekt

VMRO-DPMNE thotë se Katica Janeva sot ka marrë pjesë me konstruksione politike që përmbajnë çdo gjë përveç respektimi e të së drejtës dhe janë provë e drejtpërdrejtë për dëshpërimin në të cilin gjendet kreu i LSDM-së Zoran Zaev dhe partia e tij.

“LSDM nuk ka kurrfarë programi parazgjedhor dhe rrugëdaljen e kërkojnë përmes Katica Janevës duke njollosur njerëz nga kreu i partisë së tij. Ata thonë se presin që LSDM edhe më tej të vazhdojë me destruktim, manipulim dhe prodhim të krizave”.

Nga partia e Gruevskit thonë se ata do të vazhdojnë me punën e përgjegjshme dhe llogaridhënëse në favor të qytetarëve si dhe me realizimin e 3500 projekteve.