fbpx

LSDM: Mandatit i PSP-së do të vazhdohet ndërsa Gruevski patjetër të ballafaqohet me drejtësinë

-

Nikola Gruevski patjetër duhet të pajtohet se është ballafaquar me drejtësinë dhe se “për të gjitha veprat ndaj qytetarëve do të ketë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj konferencës së sotme për shtypi të Vladimir Gjorçevit nga radhët e VMRO DPMNE-së.

“Drejtësia është pjesë e proceseve të filluara demokratike në Maqedoni. Nikola Gruevski duhet të pajtohet me fatin se po ballafaqohet me drejtësinë. Është kapur duke montuar procese politike gjyqësore. Është kapur në gënjeshtër për furgonët e verdhë, stacionet e klonuara dhe gjoja shërbime të huaja. Është kapur me skandalin me përgjimin ilegal së bashku me kushëririn e tij Sasho Mijalkov”, thuhet në reagim.

Nga kjo parti thonë se do të realizohen të gjitha reformat nga raporti i Pribes dhe Komisioni Evropian.

“Gjyqësori do të jetë i pavarur. Mandati i PSP-së do të vazhdohet. Ka përfunduar koha për politikanë si Gruevski”, thonë më tej nga LSDM.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.