fbpx

Janeva: Asnjëherë s’kam qenë anëtare e LSDM-së, fletëpagesa për anëtarësi është e rrejshme

-

Asnjëherë s’kam qenë anëtarë i partisë së LSDM-së, e as që kam kryer pagesë për gjoja verifikim për anëtarësi në këtë parti politike, thotë prokurorja speciale Katica Janeva në reagimin e saj lidhur me shkrimet e disa mediumeve për gjoja anëtarësimin e saj në këtë parti opozitare.

Janeva thotë se dokumentet që dje ka publikuar gazeta “Vecer” janë të pavërteta ndërsa nga PSP dërguan apel deri tek organet përkatëse që “të verifikojnë keqpërdorimin e të dhënave personale të prokurores speciale, duke pasur parasysh se në periudhën e kaluar ky keqpërdorim po përsëritet”.

“Vecer” dje publikoi shkrim ku, duke u thirrur në fletëpagesë bankare, vërtetohet se Janeva në korrik të vitit të kaluar ka paguar 400 denarë për verifikimin e anëtarësisë në LSDM.

“Apelojmë mediumet në të ardhmen para se të publikojnë lajmet ku gjoja thirren në dokumente, ta shqyrtojnë besueshmërinë e dokumenteve në të cilat thirren nga subjektet si dhënës së tyre, e në drejtim të informimit të rregullt dhe të saktë të opinionit” thuhet në njoftimin e sotëm të kabinetit të Janevës.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.