fbpx
Tag: Hubalb

tag: hubalb

Analiza e komenteve në portalet e njohura serbe tregon shtrirjen e narrativave pro-ruse

Komentet në faqet mediatike më të vizituara në Serbi tregojnë depërtimin e narrativave pro-ruse në opinionin publik serb. Për shembull, lajmet e luftës në Ukrainë në një nga portalet e internetit Blic në mars 2022, jo vetëm që riprodhuan disa rrëfime që përkonin me interpretimin rus të ngjarjeve, por raporti i komenteve të vlerësuara pozitivisht dhe negativisht ishte fuqimisht në favor...

Mali i Zi iu bashkua “Ballkanit të Hapur’’ dhe Edi Rama nuk merret me Kosovën e lajme të tjera çorientuese rreth BH-së

Iniciativa e tri shteteve të Ballkanit Perëndimor, Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, e njohur si “Ballkani i Hapur” vazhdon të jetë një nga temat më të debatueshme në Kosovë dhe rajon. Takimi i fundit i kësaj nisme, i cili u organizua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, më 8 qershor, përveç shteteve anëtare, në cilësinë e vëzhguesve ishin edhe Mali...

Zyrtarë rusë e serbë vazhdojnë të mohojnë Masakrën e Reçakut

Edhe pas tre muajsh nga agresioni i Rusisë mbi Ukrainën, kanë vazhduar deklaratat dezinformuese të zyrtarëve rusë dhe serbë mbi Kosovën. E fundit erdhi nga Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, i cili në një intervistë për “Sputnik-un” në Rusi e të transmetuar nga mediat serbe ka mohuar masakrën e Reçakut në Kosovë. Gjatë kësaj interviste, Lavrov citohet të ketë...

“Kriza e vajit”, shifrat e INSTAT dhe importuesit: Nuk ka vend për panik

Rusia dhe Ukraina vijojnë të jenë dy eksportuesit kryesorë të vajit në vend, pavarësisht luftës mes dy shteteve. Të dhënat e INSTAT të përpunuara nga Faktoje, pas alarmit të ngritur nga importuesit se vendi po rrezikon të mos ketë vaj në treg, tregojnë se në 4 muajt e parë të këtij viti, importi i vajit në total ka rënë...

Debunking/ Propaganda e rusëve shënjestron organizatat fact-checking, ndër to dhe Faktoje

Makineria e propagandës ruse gjatë luftës në Ukrainë ka qenë e një armë e fortë, për të ndikuar në dizinformim dhe krijimin e lajmeve të rreme. Në fillim të muajit maj mediat ruse publikuan një raport ku shënjestruan rrjetin e organizatave fact-checking në gjithë botën, mes tyre edhe Faktoje, për censurë dhe propagandë veçanërisht në lidhje me luftën në...

Debunking/Lajmet dizinformuese që “morën dhenë” në prag të 9 majit, ditë simbol të Europës dhe Rusisë

9 maji është Dita e Evropës, e cila kremton paqen dhe unitetin në Evropë duke përkujtuar deklaratën e ministrit të jashtëm francez Schuman, në vitin 1950. Në Rusi, kjo ditë festohet si “Dita e Fitores” dhe lidhet me fitoren ndaj nazizmit, pergjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 2022 kjo datë është bërë simbol i propagandës ruse për me...

Lufta në Ukrainë ka shtuar tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë

Shumë kohë para se konflikti në Ukrainë të përshkallëzohej në një luftë në shkallë të gjërë nga ana e Rusisë, tensionet në Ballkanin Perëndimor ishin të pranishme, ashtu si edhe interesimi i Rusisë që Ballkani Perëndimor të mbetej zonë e trazuar brenda Evropës dhe të përdorej si kërcënim, kurdo që shihej e dobishme për të. Para hiç më larg se...

Debunking/ “Hitleri ishte hebre” dhe portretizimi i luftës në Ukrainë si luftë kundër neonazizmit

“Pra, çka nëse Zelensky është hebre. Fakti nuk i mohon elementet naziste në Ukrainë. Unë besoj se Hitleri kishte gjithashtu gjak hebre”, tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov në 1 maj 2022 në një intervistë me kanalin italian të lajmeve Zona Bianca, duke shtuar se “disa nga antisemitët më të këqij janë hebrenj”. Kjo deklaratë e kryediplomatit rus se presidenti i...

Manipulimi me incidentet në lokalitetet me shumicë serbe në Kosovë

Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë t’u japin cilësim etnik incidenteve/vjedhjeve në zonat e komunitetit serb, duke pretenduar se ato janë të sinkronizuara me deklaratat e politikanëve të Kosovës, që kanë për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova. E ashtuquajtura Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka publikuar një komunikatë më 16 maj, përmes së cilës pretendon se kanë ndodhur sulme të...

A e njohu Putini pavarësinë e Kosovës?

Në datën 27 prill 2022 presidenti i Rusisë Vladimir Putin zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antoni Guterres ku në qendër të bisedimeve ishte sigurisht lufta në Ukrainë. Ky takim ka prodhuar një lumë tituj lajmesh bombastike, që Putini kishte njohur pavarësinë e Kosovës, që u bënë dhe burim informacioni për lajme të të...

Shqipëria, ‘as me Rusinë, as me Ukrainën’

Nga 1 maji deri në 30 shtator të gjithë rusët që do të vijnë në Shqipëri për turizëm nuk kanë nevojë për vizë. Qeveria vendosi të lehtësojë procedurat për sezonin turistik, në një kohë që Rusia aplikon regjim të rreptë vizash për Shqipërinë. Presidenti Ukrainës Volodymir Zelenski i kërkoi Shqipërisë të ndalojë turistët rusë, por qeveria shqiptare nuk e...

Tituj dezinformues rreth NATO-s

Para, gjatë dhe pas zgjedhjeve parlamentare/presidenciale që u mbajtën në Serbi më 3 prill, uebfaqe online pa impresum kanë vazhduar të perhapin dezinformata që ndërlidhen me sigurinë në Kosovë, e ku garantues i saj është Misioni i NATO-s. Njëra prej këtyre uebfaqeve ka publikuar lajmin ku thuhet se situata është alarmante dhe se Kosova duhet të ketë kujdes, pasi...

Debunking: Ndikimi dhe financimi i mediave shqiptare nga subjekte të huaja

Gjatë prillit, dy raporte të prodhuara nga Freedom House dhe Reporters Without Borders (RSF) vunë në dukje mungesën e lirisë mediatike në Shqipëri. Të dyja raportet theksuan se kjo mungesë lirie lidhet drejtpërsëdrejti me faktin se, edhe pse në Shqipëri veprojnë mbi 800 portale dhe 45 kanale televizive, pjesa dërrmuese janë nën pronësinë e një grupi shumë të vogël individësh. Për më tepër, raporti...

Debunking/ Lajmet për kërcënimin rus për armët bërthamore rritën panikun mes lexuesve

ILDA HOXHA Kërcënimi i Lavrov dhe Putin se Rusia po shtyhet drejt një luftë bërthamore gjatë muajit prill 2022, mori gjerësisht vemëndje nga shumë media dhe portale në Shqipëri, të cilat raportuan masivisht deklaratat e dy zyrtarëve rusë. Ajo çfarë ndodhi ishte se lajme të tilla ndonjëherë të nxjerra nga konteksti, që paraqesin vetëm njërën palë të përfshirë në konflikt...

E vërteta e fotos me dy ushtarët që djegin flamurin shqiptar në Ukrainë dhe a po sponsorizohen fushata të urrejtjes etnike

AGI SHEHU Një foto me protagonistë dy ushtarë që përdhosin flamurin shqiptar dhe në sfond ministrinë e Jashtme të Ukrainës, është publikuar pak javë më parë edhe nga disa portale në Shqipëri. Faktoje përmes disa mënyrave të thjeshta verifikimi, zbuloi një sërë elementësh që provojnë se fotoja është e manipuluar dhe publikimi i saj në kontekstin e luftës aktuale në...

Portalet Pro-Turke në Hapësirën Mediatike Shqiptare

BARBARA EHALLA Shqipëria ka lidhje të forta politike, ekonomike, madje edhe kulturore me Turqinë, të përforcuara nga afrimi i kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan. Erdogan vizitoi Shqipërinë në janar të vitit 2022, ku nënshkroi një sërë marrëveshjesh dhe madje kërkoi mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër ndjekësve të dyshuar të Fethullah Gulenit gjatë një fjalimi në...

“Deputeti” që akuzon Ukrainën për masakrën në Bucha, i arratisur në Rusi prej fillimit të luftës

Ina Allkanjari Deklarata e politikanit ukrainas me bindje proruse, ish kandidat për president, Ilya Kiva se masakra në qytetin Bucha u krye nga vetë Ukraina dhe britanikët, shokoi mbarë opinion. Ky lajm qarkulloi edhe në Shqipëri, ndaj Faktoje bëri një verifikim të thelluar nga i cili rezulton se Kiva, një ish deputet i ekstremit të djathtë, u arratis në Rusi...

Manipulimi i zyrtarëve serbë lidhur me aeroplanin ushtarak britanik

Aterimi i aeroplanit ushtarak transportues të Britanisë së Madhe që është pjesë e kontigjentit të KFOR-it, ka bërë që zyrtarët serbë të reagojnë duke shpërndarë edhe dezinformata se kinse Kosova po armatoset. Por KFOR-i  ka sqaruar se në Aeroportin e Prishtinës ka ateruar një aeroplan i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe për të kryer një operacion ndihmës për forcat...

Titull dezinformues rreth njohjes së Pavarësisë së Kosovës dhe lajme tjera të pavërteta

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe dramatizimit të situatës shkaku i mos lejimit të zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, është vërejtur një rritje e madhe e shpërndarjes së lajmeve të rreme. Mediat online dhe disa faqe në Facebook vazhdojnë të shpërndajnë lajme të paverifikuara e të pavërteta, përfshirë paraqitjen e lajmeve e deklaratave të vjetra si lajme aktuale. Një...

Dezinformimi i opinionit publik në Serbi si strategji elektorale

Tashmë është bërë e zakonshme që në çdo palë zgjedhje në Serbi, të shohim një rritje të diskursit nacionalist të liderëve politikë atje përkitazi me Kosovën. Politikanë të majtë e të djathtë, në pushtet e opozitë, i hyjnë garës se kush është më i ashpër në raport me politikat që do të ndiqnin  ndaj Kosovës po t’i fitonin zgjedhjet....