Si përdoren mjetet e inteligjencës artificiale për krijimin e përmbajtjeve të rreme? (VIDEO)

Ndërsa këto teknologji evoluojnë, ato bëhen një rrezik në rritje për të vërtetën dhe besimin në epokën digjitale. Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku tensionet politike tashmë janë të larta, rreziqet janë edhe më të theksuara

-

Elon Musk flet shqip, ndërsa Donald Trump prezantohet si “presidenti i Federatës Ruse” – këto dhe video të ngjashme manipuluese tashmë mund të krijohen në më pak se dy minuta.

Mjetet e inteligjencës artificiale sot ofrojnë mundësi të pakufizuara, kështu që ato mund të ndryshojnë fytyrën e një personi me një tjetër dhe të ndryshojnë ose shtojnë një zë të krijuar artificialisht të ngjashëm me atë të njerëzve realë.

Një video e publikuar së fundmi nga Fondacioni Metamorphosis flet për kërcënimin në rritje të përmbajtjes së rreme të krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Videoja edukative eksploron pasojat e përhapjes së përmbajtjes “deepfake” dhe motivet pas saj, duke informuar për teknikat e përdorura për ta manipuluar atë.

Ndërsa këto teknologji evoluojnë, ato bëhen një rrezik në rritje për të vërtetën dhe besimin në epokën digjitale. Për rajonin e Ballkanit Perëndimor, ku tensionet politike tashmë janë të larta, rreziqet janë edhe më të theksuara. Përmbajtja e rreme e krijuar me mjetet e IA përdoret për të thelluar ndarjet, për të manipuluar opinionin publik dhe për të destabilizuar shoqëritë e brishta në interes të qendrave të pushtetit antidemokratike dhe autoritare.

Videoja edukative paraqet një sërë shembujsh nga rajoni i identifikuar si pjesë e projektit “Qendra kundër dezinformimit në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve të rrezikshme përmes gazetarisë vëzhguese“, i cili zbatohet me mbështetjen e Mbretërisë së Holandës nga Fondacioni Metamorfosis në bashkëpunim me Faktoje (Shqipëri), Qendrën për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë – ISAC Fund (Serbi), Qendrën për Tranzicion Demokratik – CDT (Mali i Zi), Sbunker (Kosovë) dhe Shoqatën e Qytetarëve Why not/Pse Jo (Bosnje dhe Hercegovinë).

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.