Sot pasdite prej orës 17 sipas kohës lokale të Maqedonisë, në Kampionatin botërorë në Katar kombëtarja maqedonase në hendboll luan kundër Kroacisë për vendin e parë në grup.

Për shkak të helmimit nga kullorja dje në spital përfundoi Nemanja Pribrak ndërsa sipas mjekut Nikolla Pançevski, pas marrjes së infuzionit gjendja e tij është e qëndrueshme. Sot do të dihet se a do të luaj ai në ndeshjen e sotme.

Kundër kombëtares kroate, hendbollistët e Maqedonisë kanë luajtur vetëm tre ndeshje zyrtare ku kanë shënuar 1 fitore dhe 2 humbje.