Kryetari i Komunës së Haraçinës nuk u plagos në atentatin ndaj tij

-

Pretendimi: Kryetari i Komunës së Haraçinës, u plagos nga një atentat, ndërsa u vra një nga shoqëruesit

Verdikti: Mungon konteksti

——————————————–

Më 1 prill 2024, një numër portalesh shqipfolëse raportuan se Ridvan Ibraimi, kryetari i komunës së Haraçinës në Maqedoninë e Veriut ishte plagosur nga persona të panjohur.

Mediat raportuan gjithashtu se një person kishte mbetur i vdekur si pasojë e sulmit.

Megjithatë, ky pretendim është përgënjeshtruar nga Ministria e Punëve të Brendshme e RMV. Me anë të një njoftimi të postuar në Facebook, Ministria ka sqaruar më 1 prill se kryetari i Komunës nuk është lënduar.

Ky pohim u përsërit edhe nga Ministri i Punëve të Brendshme, Panço Toshkovski, i cili sqaroi se, ndërsa kryetari Ibraimi nuk është plagosur, dy persona të tjerë janë lënduar. “Njëri është shofer i kryetarit të komunës, tjetri është i punësuar në komunë,” tha Toshkovski.
Pretendimi se Ridvan Ibraimi mbeti i plagosur më 1 prill është përgënjeshtruar edhe nga kolegët e hibrid.info.

ИзворFaktoje.al

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.