fbpx

Jetesa është më e shtrenjta në Zvicër dhe Norvegji, Maqedonia e Veriut ndër vendet më të lirat

-

Analiza e revistës afariste Ceoworld ka kategorizuar 132 vende në botë të cilat janë më të shtrenjtat për të jetuar, si dhe ato ku janë kushtet më të pranueshme për jetë. Zvicra dhe Norvegjia janë padyshim liderë kur bëhet fjalë për çmimet e larta të produkteve dhe të shërbimeve, transmeton Meta.mk.

Hulumtimi e bën matjen e harxhimeve për ushqim, veshje dhe mbathje, tatime dhe shërbime komunale, internet, transport dhe restorante. Konkluzioni është që Zvicra është në vend të parë, Norvegjia në vend të dytë, kurse pastaj vijojnë Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamet, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja Jugore, shkruan portali „Novac.hr“.

Kur bëhet fjalë për fqinjët, Kroacia është e 53-ta, Mali i Zi i 90-ti, ndërsa BeH dhe Serbia janë në vendet 96 dhe 98. Kroacia jo vetëm që është më e shtrenjtë nga këto tre vende, por jetesa në të është më e shtrenjtë edhe nga Sllovakia dhe Hungaria. Vetëm Sllovenia është në përparësi dhe gjendet në vendin e 47-të. Maqedonia është në vendin e 113 në listën.

Nga ana tjetër, të tre superfuqitë, SHBA-të, Kina dhe Rusia janë të renditur në pozitat 20, 80 dhe 82. Gjermania është në vendin e 29-të sipas lartësisë së çmimeve, Irlanda në vendin e 13-të, kurse Austria është e 21-ta. Duke pasur parasysh standardin, jeta është shumë më e lirë në vendet sikur Pakistani, India, Afganistani, Siria dhe Tunizia.

Gjermania është e renditur në vendin e 29-të sipas shpenzimeve për jetesë, derisa Irlanda është në vendin e 13-të, e Austria në vendin e 21-të.

Në vendin më të shtrenjtë Zvicër, jeta është për 22 përqind më e shtrenjtë se sa në Nju Jork, ku shpenzimet për akomodim janë dyfish më të ulëta.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.