fbpx

RMV, nëse keni thirrur në numrat e huaj të paidentifikuar jeni dëmtuar me 826 denarë për një minutë

-

Menjëherë pas orës 6.30 të mëngjesit të djeshëm numër i madh i qytetarëve kanë pranuar thirrje të shkurtë nga, për ata, numër të panjohur i cili më së shpeshti ka filluar me +8818. Celulari u ka rënë vetëm një herë dhe menjëherë është ndërprerë lidhja. Ata të cilët janë paraqitur sërish në këtë numër janë viktima të mashtrimit dhe llogaritë e tyre për telefoni celulare këtë muaj me siguri do të jenë më të larta, njofton Meta.mk.

Kjo është për shkak se, në rastin konkret, duke telefonuar në numrin që fillon me +8818, janë paraqitur në numër të regjistruar në provajderin satelitor për telekomunikime “Globalstar”. Ata të cilët e kanë injoruar thirrjen e humbur nuk janë të dëmtuar.

Bëhet fjalë për variant të mashtrimit të njohur telefonik të quajtur “Vangiri” që burimisht vjen nga Japonia. Është bërë nëpërmjet paraqitjes në një sërë numrash me makinë ose softuer, ndërsa sulmuesi “luan me letrën” kurioziteti i shfrytëzuesve.

Çmimorja e re e T-Mobile

Sipas listës së çmimeve të postpejt shërbimeve të telekomit të Maqedonisë që vlen nga 01.01.2020, thirrjet në roaming ndaj zonës satelitore 4, në të cilën gjendet “Globalstar”, është 826 denarë për minutë. Ky çmim deri në fund të vitit të kaluar 2019, sipas listës së çmimeve të “Telekom” ka kushtuar 590 denarë për minutë.

Agjencia për komunikime elektronike, si rregullator i tregut të telekomunikimeve dhe Telekomi i Maqedonisë, operatori më i madh i telekomunikimeve, kanë publikuar komunikata të shkurta për rastin në të cilat i këshillojnë qytetarët të mos paraqiten në thirrje të lëshuara nga jashtë shtetit. Nga AKE konfirmojnë që thirrjet kanë ndodhur pas orës 6.30 dhe thonë që deri në ora 9 të mëngjesit i kanë bllokuar “pjesën më të madhe të numrave nëpërmjet të cilëve është realizuar ky mashtrim”, por shtojnë që kjo “nuk donë të thotë se mashtrim i këtillë nuk do të përsëritet nga numra tjerë”.

Çmimorja e vjetër

Nga AKE theksojnë që kanë caktuar takim urgjent me operatorët celularë “me qëllim të tejkalimit të gjendjes së këtillë”. Krahas thirrjeve nga operatori satelitor “Globalstar”, sipas AKE, ka pasur thirrje edhe nga operatorë celularë nga Lituania dhe Estonia.

Nga Telekomi i Maqedonisë, në anën tjetër, nëpërmjet një komunikate kanë informuar që gjatë ditës së sotme janë regjistruar “thirrje nga destinacione të panjohura drejt shfrytëzuesve tanë qëllimi i të cilave është të gjenerohet qarkullim i panevojshëm”.Theksojnë që, krahas asaj që janë bllokuar numrat, është pamundësuar edhe thirrja drejt tyre.

Ngjashëm sikur AKE edhe ata apelojnë “shfrytëzuesit të jenë gjithnjë të kujdesshëm dhe të mos përgjigjen në thirrje të lëshuara nga numra të panjohur, me qëllim të shmangen keqpërdorime dhe shpenzime të paparapara shtesë”.

Mirëpo, prej atje nuk e bëjnë publike shifrën e përgjithshme të thirrjeve hyrëse dhe dalëse të cilat kanë ndodhur këtë mëngjes nëpërmjet të cilat mund të konstatohet përfshirja dhe vlera e mashtrimit.

Rrethanë lehtësuese për shfrytëzuesit e mashtruar është ajo që mund të parashtrojnë ankesë që të mos u arkëtohen këto mjete.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.