fbpx

Mafia angleze kontrabandën emigrant nga Franca në Britaninë e Madhe

-

Kontrabanduesit britanik me qenie njerëzore janë involvuar në kontrabandë me emigrantë nga Franca për në Mbretërinë e Bashkuar, përmes kanalit La Mansh, ka deklaruar për BBC, kryetarit i qytetit francez Tetegem, afër Dankirk.

Në një pjesë të reportazhit të servisit nacional britanik, ekipi i tyre ka vërejtur makinë me targa britanike, në afërsi të kampit për emigrantë në periferinë e Dankirkut, qytet në veri të Francës.

Kryetari i Tetegemit, Franks Dersin ka deklaruar për BBC se makinat janë të “mafisë angleze” dhe shpesh mund të vërehen në këtë vend.

Sipas BBC, emigrantët nga Dankirk paguajnë për transport deri në lokacion të caktuar, prej ku tentojnë të hipin në ndonjë prej kamionëve që dërgojnë përmes La Mansh.

Një emigrant sirian për BBC ka deklaruar se ka shpenzuar 15 mijë paund (20 mijë euro) që të arrijë deri në Britaninë e Madhe dhe ka shtuar se pjesa më e madhe e kriminelëve rreth kampit janë shtetas britanik. Emigranti ka dhënë 12 mijë paund që të vijë prej Sirisë në Francë dhe 3000 paund shtesë për përpjekjen që të kaloj kanalin La Mansh.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.