Belgjikë: Policia në shënjestër të xhihadistëve të vrarë

-

Një javë pas sulmeve terroriste në Paris Belgjika është vendosur në gjendje alarmi. Policia vrau dy të dyshuar për terrorizëm dhe arrestoi 15 të tjerë. Islamistët e dyshuar kishin vënë në shënjestër policinë.

Në kryeqytetin belg mbizotëron alarm i shkallës së tretë, shkalla e dytë për nga rëndësia si paralajmërim për masat e sigurisë. Policët patrullojnë nëpër metro dhe në sheshet publike. Masat e sigurisë në ndërtesat publike si dhe në institucionet e BE-së janë intensifikuar. Shkollat hebreje në mbarë vendin janë mbyllur si masë përkujdesjeje. Në Belgjikë qysh nga mbrëmja e së enjtes (15.01) deri në orët e para të mëngjesit të premten ka vazhduar një “operacion i përgatitur prej kohësh në luftën kundër terrorizmit, për të minimizuar rrezikun për vendin tonë”, tha kryeministri Charles Michel një ditë pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit të sigurisë me krerët drejtues të autoriteteve të policisë dhe të shërbimeve sekrete. Zëdhënësi i prokurorisë në Bruksel, Eric von der Sypt, tha se terroristët kishin pasur në plan të vrisnin kryesisht policë: “Me këtë operacion ne donim të shkatërronim një celulë terroriste dhe rrjetin e saj terrorist. Ne na u desh të vepronim, sepse grupi ishte gati të ushtronte sulme terroriste, qëllimi i tyre ishte të vrisnin policë në rrugë ose në pikat e rojes.”

Aksioni i policisë kundër celulave të dyshuara të terroristëve u zhvillua njëkohësisht me kontrollet në qendër të Brukselit dhe në lagje të ndryshme periferike ndër to edhe në Molenbeek, Schaerbeek dhe Anderlecht. Në këto lagje ka kuotë relativisht të lartë emigrantësh, të cilët janë deklaruar për islamin. Operacioni në hapësirën e Brukselit u zhvillua pa përdorimin e armëve. Ndryshe u zhvilluan ngjarjet në qytezën Verviers në afërsi të Liège: dy të dyshuar për terrorizëm hapën atje zjarr me armë automatike ndaj policisë. “Si rrjedhojë për disa minuta pati shkëmbime zjarri në rrugën Rue Colline në qendër të qytetit”, vunë në dukje autoritetet e sigurisë.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.