Gjykimi për “Fortesa 2” nuk filloi, gjykatësja kërkoi nga PSP diskualifikim të dëshmive


Shkup, 28 Nëntor, 2016 - 15:08 (META) 

Në vend të fillimit të procesit gjyqësor kundër ish kryeshefit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe gjashtë kolegët e tyre të akuzuar në rastin “Fortesa 2”, seanca e sotme ishte debat procedural mes të akuzuarve nga PSP, gjykata dhe pala mbrojtëse për atë nëse dëshmitë e klasifikuara guxojnë të përdoren në procedurë gjegjësisht a duhet të jenë të diskualifikuara apo jo.

Në seancën e sotme, krahas Grujovskit, ishin edhe të akuzuarit e tjerë, përveç njërit prej tyre. Seanca e ardhshme është caktuar për 17 janar.

Pas debatit treorësh, gjykatësja Lidija Petrovska angazhoi PSP-në që të siguroj leje nga organi që i ka krijuar informacionet e klasifikuara të propozuara si prova gjegjësisht DSK dhe ato të diskualifikohen.

Ndaj kësaj reaguan prokurorët e PSP-së, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristoska, që u thirrën në dispozitat e Ligjit për informacione të klasifikuara dhe Ligjin për procedurë penale.

Nikolla Dodevski, avokati i Grujovskit, gjatë seancës së sotme kërkoi nga gjykata që t’i refuzoj dëshmitë e klasifikuara të propozuara nga PSP gjegjësisht që ato të mos mund të përdoren në procedurë gjyqësore pasi PSP i ka propozuar pa marrë leje nga DSK për përdorimin e tyre.


Më 9 shkurt fillon gjykimi i rastit “Lagja e Trimave”


Shkup, 1 Shkurt, 2016 - 13:51 (META) 

Të martën e ardhshme, më 9 shkurt në Gjykatën themelore Shkupi 1 do të filloj gjykimi për rastin “Lagja e Trimave”.

Në seancën e sotme publike për vlerësimin e aktakuzës për ngjarjet në Kumanovë më 9 dhe 10 maj vitin e kaluar, të gjithë 29 të akuzuarit për terrorizëm në rastin “Lagja e Trimave” u deklaruan të pafajshëm për veprat.

Avokatët e palës mbrojtëse shpalosën ankesë ku theksuan se kompetencën në këtë rast duhet ta merr Prokuroria speciale publike ndërsa të gjitha provat t’i dorëzohen prokurores speciale Katica Janeva, sepse siç thanë, kjo lëndë del nga ndjekja ilegale e komunikimeve.

 


Sigurim i shtuar rreth gjykatave për rastin “Lagja e Trimave”


Shkup, 7 Dhjetor, 2015 - 11:30 (META) 

Sot më orën 11 në Gjykatën supreme pritet të filloj seanca publike për vlerësimin e aktakuzës për “Lagjen e Trimave”.

Prapa gjykatave janë parkuar disa autoblinda të policisë. Policët me automatik gjenden te ura “Goce Dellçec” ndërsa prezencë e forcave policore mund të vërehet nëpër të gjitha hyrjet e gjykatave.

Sot prokurori pritet të paraqet aktakuzën para Këshillit të gjykatësve që pritet të vendosin se a do të ketë apo jo bazë që rasti të mos kaloj në debat kryesor.

Qëndrim të tyre për aktakuzën pritet të japin edhe avokatët e të akuzuarve.