Në vend të fillimit të procesit gjyqësor kundër ish kryeshefit të drejtorisë së pestë, Goran Grujovski dhe gjashtë kolegët e tyre të akuzuar në rastin “Fortesa 2”, seanca e sotme ishte debat procedural mes të akuzuarve nga PSP, gjykata dhe pala mbrojtëse për atë nëse dëshmitë e klasifikuara guxojnë të përdoren në procedurë gjegjësisht a duhet të jenë të diskualifikuara apo jo.
Në seancën e sotme, krahas Grujovskit, ishin edhe të akuzuarit e tjerë, përveç njërit prej tyre. Seanca e ardhshme është caktuar për 17 janar.
Pas debatit treorësh, gjykatësja Lidija Petrovska angazhoi PSP-në që të siguroj leje nga organi që i ka krijuar informacionet e klasifikuara të propozuara si prova gjegjësisht DSK dhe ato të diskualifikohen.
Ndaj kësaj reaguan prokurorët e PSP-së, Trajçe Pelivanov dhe Lençe Ristoska, që u thirrën në dispozitat e Ligjit për informacione të klasifikuara dhe Ligjin për procedurë penale.
Nikolla Dodevski, avokati i Grujovskit, gjatë seancës së sotme kërkoi nga gjykata që t’i refuzoj dëshmitë e klasifikuara të propozuara nga PSP gjegjësisht që ato të mos mund të përdoren në procedurë gjyqësore pasi PSP i ka propozuar pa marrë leje nga DSK për përdorimin e tyre.