fbpx
Tag: Без Филтер

tag: Без Филтер

Milla Carovska: Me konceptin e ri, nxënësit do të mësojnë dhe mendojnë në mënyrë kritike

Me konceptin e ri, e braktisim qasjen e vjetër të të mësuarit faktografik dhe i nxisim nxënësit të zgjidhin problemet dhe të mendojnë në mënyrë kritike, tha Ministrja e arsimit dhe shkencës Milla Carovska në një intervistë për Meta.mk. Një pjesë e publikut reagoi ashpër ndaj njoftimit se nga viti i ardhshëm shkollor do të ketë ndryshime të mëdha në...

Sistemi publik për vetë-marrje me qira të biçikletave në Shkup nuk do të zbatohet edhe vitin e ardhshëm

Banorët dhe vizitorët e Shkupit edhe vitin e ardhshëm nuk do të mund të përdorin sistemin publik për vetë-marrje me qira të biçikletave. Shkupi është një nga kryeqytetet e pakta evropiane që nuk ka sistem të tillë që duhet të plotësojë ofertën për udhëtime me transport publik, i cili do t’u mundësonte qytetarëve, me çmimi të ulët dhe thjeshtë,...

Shtatë vite po kryhet remont i hekurudhës Nogaevc-Negotinë në Korridorin 10

Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore Hekurudhat e RMV-së tanimë shtatë vite po kryen remont të linjës hekurudhore Nogaevc-Negotinë. Ky seksion i Korridorit 10 është i gjatë 31 kilometra, a aktivitetet e kryera po zvarriten në kohë kur shtetet fqinje si Bullgaria, Greqia dhe Serbia ndërtojnë linja të shpejta hekurudhore në korridoret kryesore panevropiane që kalojnë nëpër territoret e tyre,...

Transporti publik i Shkupit me numër të përgjysmuar të udhëtarëve, të mendohet se si të kthehet besueshmëria pas KOVID-19 (Infografik)

Pandemia KOVID-19 e ka përgjysmuar numrin e udhëtarëve të transportuar në transportin publik të Shkupit. Në periudhën prej janarit deri më shtator të vitit 2020, me autobusët e NTP-së janë transportuar 16,1 milionë udhëtarë, që është për 15.434.000 udhëtarë më pak në krahasim me periudhën identike të vitit të kaluar, thuhet në raportin për realizimin e rezultateve të punës...

Këtë vjeshtë, ajri në Shkup shumë më i ndotur se sa pranverën e kaluar, gjatë orës policore (INFOGRAFIK)

Ndotja e ajrit në Shkup ka qenë shumë më i ulët pranverën e kaluar, kur kishte orë policore, në krahasim me këtë vjeshtë. Restrikcionet për lëvizje, që e kufizuan komunikacionin rrugor në Shkup, prodhimtarinë industrial madje edhe ndezjen e zjarreve në vende të hapura, kontribuuan për ajër më të pastër gjatë muajve mars dhe prill, përkundër muajve tetor dhe...

RMV, deri në fund të vitit do të ndahen 6.5 milion euro për transportin e pasagjerëve, nuk ka zgjidhje për trenat e prishur kinez

Të Dielën, 13 Dhjetor, hyn në fuqi orari i ri i trenave të pasagjerëve për vitin 2021, i cili nuk sjell ndryshime të rëndësishme në numrin e trenave në trafikun hekurudhor të pasagjerëve në vend. Numri i trenave vitin e ardhshëm mbetet i njëjtë me vitin e kaluar, me përjashtim të anulimit të trenit ndërkombëtar për në Beograd dhe Selanik...

RMV, Gjykata e Lartë Administrative solli vendim për minierën Illovicë-Shtuka, mirëpo nuk dihet se çka ka vendosur

Gjykata e Lartë administrative solli vendim për lëndën për minierën Illovicë-Shtuka, mirëpo përmbajtja e tij mbetet e panjohur për opinionin.Vendimi, siç kanë konfirmuar nga ky institucion për Meta, është miratuar më 20 nëntor. Megjithatë, i njëjti ende nuk është publikuar në uebfaqen, në të cilën publikohen të gjitha vendimet e këtij institucioni. Nga gjykata nuk dhanë përgjigje në pyetjen...

RMV, në buxhetin e 2021 janë paraparë 20 milion euro më shumë paga për administratorët

Nga shpenzimet totale të buxhetit të vitit 2021 të cilat janë të projektuara në 247,5 miliard denarë (4 miliard euro) për paga të administratorëve do të ndahen 31,3 miliard denarë (510 milion euro), sipas propozim buxhetit për vitin 2021, i cili tashmë është i dorëzuar në parlament, shkruan Meta.mk. Bëhet fjalë për rritje prej 4,1 përqind në raport me buxhetin vjetor...

RMV, Plani për menaxhim me mbeturinat deri në vitin 2030 – shumë ambicie, pak burime të financave

Maqedonia e Veriut është në prag të marrjes së një Plani të ri kombëtar për menaxhim me mbeturina për periudhën 2020-2030, me shumë projekte ambicioze për zbatim, por deri më tani me shumë pak fonde të gjetura për to. Ndër qëllimet e vendosura në këtë dokument strategjik, mbledhja e mbetjeve të ngurta komunale të përziera duhet të bëhet nga...

RMV, aq shumë mbeturina prodhojmë saqë nuk mund as t’i mbledhim (Infografik)

Nga viti në vit krijojmë gjithnjë e më shumë mbeturina komunale, ndërsa pothuajse një e treta e plehrave që gjenerojmë u humbasin gjurmët. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, 915,943 ton mbetje komunale u gjeneruan në vend vitin e kaluar, shkruan Meta.mk. Sasia vjetore e mbetjeve komunale të gjeneruara në vitin 2019 ishte 456 kilogramë për kokë banori,...

RMV, jo të gjitha komunat i paguajnë njëjtë nëpunësit komunal, ja cilat paguajnë më shumë

Në komunat e Maqedonisë vitin e kaluar ka pas gjithsej 5.655 të punësuar si personel administrativ për të cilët, sipas sondazhit të ri të Qendrës për Analizë Ekonomike (QAE), për pagën bazë janë paguar gjithsej 1.241.925.366 denarë (20 milion euro). QAE kanë llogaritur se paga mesatare mujore bazë e një punonjësi komunal ka qenë 18,823 denarë (306 euro), shkruan META. “Megjithëse pagat bazë...

RMV, “Front 21/42” kërkon të mos ketë hidrocentrale të vogla në malin Sharr

Organizata joqeveritare Front 21/42 konsideron se propozim ligji për shpalljen e malit Sharr si Park Nacional është në kundërshtim me një nga prioritetet kryesore të Qeverisë për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në vende të mbrojtura dhe parqe nacionale. Ambientalistët theksojnë se qëllimi kryesor i ligjit duhet të jetë mbrojtja e malit, dhe jo zonimi i saj...

RMV, Mbipesha e rrit rrezikun e vdekjes nga kovid-19 për gati 50 %

Që nga fillimi i pandemisë, janë publikuar dhjetëra studime që konfirmojnë se një përqindje e madhe e pacientëve më të sëmurë nga kovid-19 janë me mbipeshë. Javët e fundit, lidhja midis virusit dhe mbipeshës ka qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve në të gjithë botën, pasi tani është vërtetuar që njerëzit që janë thjesht mbi peshë janë të...

10 tonët e fundit të mbetjeve kimike nga OHIS do të shkatërrohen në Francë

10 tonët e fundit të mbetjeve të ndryshme kimike nga OHIS-i do të dërgohen për djegie në Lyon, Francë. Ata qysh në mars duhej të largoheshin për “Valorek Servisis” në Bazel, Zvicër, por pandemia e Kovid-19 dhe mbyllja e kufijve i shtynë eksportet. Ndërkohë, kontrata me inseneratorin zviceran ka skaduar, sikurse që ka skaduar edhe leja për transport ndërkombëtar të...

Sezoni i ndotjes së ajrit mbërriti, etiketat ekologjikë nëpër automjete nuk funksionuan

Edhe pas dy vjetësh nga paralajmërimet fillestare, etiketat ekologjikë nëpër automjete në vend nuk funksionuan. Nga Ministria e Ekonomisë konfirmuan për “Meta”-n se etiketat e kuqe, të verdha dhe të gjelbra që duhej t’i klasifikonin automjetet sipas shkallës së lëshimit të gazrave për momentin nuk janë funksionale. Nga kjo Ministri kërkuam informacion se çfarë po ndodh me miratimin e akteve...

Kovid-19 brenda disa muajsh arriti të rrënojë rritjen e disa dekadave të trafikut ajror në vend (Foto + Infografik)

Pandemia Kovid-19 e goditi trafikun ajror ndërkombëtar, si rrufe në qiell të pastër dhe brenda vetëm disa muajsh arriti të ulë numrin e udhëtarëve në trafikun ajror në nivelin që ishte katër dekada e gjysmë më parë. Edhe në Maqedoni, numri i udhëtarëve të transportuar me aeroplan për herë të parë në dekadën e kaluar do të shënojë ulje...

Faza e tronditjes nga Kovid-19 kaloi, tani janë të pranishëm zemërimi, rezistenca dhe zhgënjimi, thonë psikologët

Për tetë muaj, bota, duke përfshirë edhe vendin tonë, po jeton në kushte të ndryshme për shkak të pandemisë kovid-19. Virusi imponoi rregulla të reja në funksionimin e përditshëm dhe nëse në fillim të pandemisë, po ndodhte “vala e parë” pas blerjes jashtëzakonisht të madhe për shkak të frikës dhe përhapjes së panikut dhe dezinformatave, duket se kjo valë...

Kontrata për pastrimin e deponisë së vogël në OHIS është i nënshkruar, por emri i kompanisë nuk bëhet i ditur

Kur do të fillojë pastrimi i deponisë së vogël me lindan në OHIS, si dhe se cila kompani është zgjedhur në tenderin ndërkombëtar është ende mister për publikun. Edhe pse më shumë se një muaj më parë, ministri i mjedisit jetësor Naser Nuredini informoi se Agjencia e Kombeve të Bashkuara për zhvillim industrial UNIDO, me seli në Vjenë, e...

Tuntev: Humbjet nga Kovid-19 janë të dukshme, në 2023 trafiku ajror do të arrijë shifrat e vitit që shkoi (VIDEO)

Të dy aeroportet në vend mund të kishin mirëpritur udhëtarin me numrin rendor 3 milion deri në fund të vitit po të mos ishte pandemia Kovid-19. Humbja financiare është e dukshme në të gjitha segmentet e industrisë së aviacionit dhe parashikimet e Agjencisë së Aviacionit Civil janë që buxheti i tyre vjetor deri në fund të vitit të përgjysmohet...

RMV, plani ambicioz për ajër të pastër ka lënë shumë përgjegjësi të parealizuara

Shumë nga masat e parashikuara në Planin dy-vjeçar për ajër të pastër janë larg ralizimit. Dokumenti ambicioz, i cili parashikonte ulje të ndotjes së ajrit deri në 50 % në Shkup dhe nga 30 në 50 % në qytete të tjera, po zbatohet për të dytin vit radhazi, por jo në të gjitha segmentet e planifikuara. Zëvendësimi i ngrohësve...