fbpx

RMV, “Front 21/42” kërkon të mos ketë hidrocentrale të vogla në malin Sharr

-

Organizata joqeveritare Front 21/42 konsideron se propozim ligji për shpalljen e malit Sharr si Park Nacional është në kundërshtim me një nga prioritetet kryesore të Qeverisë për ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në vende të mbrojtura dhe parqe nacionale. Ambientalistët theksojnë se qëllimi kryesor i ligjit duhet të jetë mbrojtja e malit, dhe jo zonimi i saj për realizimin e hidrocentraleve të vogla, shkruan Meta.mk.

“Ditëve të fundit po realizohet faza e fundit e sjelljes së ligjit për shpallje të malit Sharr si Park Nacional, ligj ky i cili është i bërë përshtatshëm për planifikimin e realizimit të hidrocentraleve të vogla në këtë territor dhe në pjesën e mbrojtur” reaguan nga organizata joqeveritare 21/42.

Ambientalistët konsiderojnë se me këtë bëhet mosrespektim i strategjisë nacionale për ujë, e cila kërkon kadastër në lokacionet për këto objekte energjetike dhe thyerje të lgijit për ujë, për shkak se kërkojnë stopimin e secilit aktivitet për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla. Me ligjin, thonë se thyhet ligji për mbrojtje të natyrës dhe strategjia nacionale për mbrojtje të natyrës. Ata kërkojnë nga ministri i Ambientit Jetësor, Naser Nuredini, të vendose Sharrin në një regjim të përkohshëm të mbrojtjes ndërsa projekt ligji të rishikohet plotësisht.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.