fbpx

Sezoni i ndotjes së ajrit mbërriti, etiketat ekologjikë nëpër automjete nuk funksionuan

-

Edhe pas dy vjetësh nga paralajmërimet fillestare, etiketat ekologjikë nëpër automjete në vend nuk funksionuan. Nga Ministria e Ekonomisë konfirmuan për “Meta”-n se etiketat e kuqe, të verdha dhe të gjelbra që duhej t’i klasifikonin automjetet sipas shkallës së lëshimit të gazrave për momentin nuk janë funksionale. Nga kjo Ministri kërkuam informacion se çfarë po ndodh me miratimin e akteve nënligjore dhe se nëse etiketat ekologjike do të përdoren në sezonin e dimrit që po afron, por për këto pyetje nuk morëm përgjigje konkrete.

Përndryshe, për vënien në funksion të etiketave ekologjike nëpër automjete, së pari duhej të përgatitet rregullore, pas çka Byroja e Metrologjisë pranë Ministrisë së Ekonomisë duhej t’i përpunonte këto etiketa, të cilat do të vendosen në vende të theksuara nëpër automjete, pas çka ishte planifikuar që këshillat komunalë në të gjithë vendin të sjellin vendime se cilat automjete në cilat kushte të ndotjes së ajrit do të mund të qarkullojnë nëpër rrugë.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) javën e kaluar e publikoi Raportin e parë global me temë “Automjete të përdorura dhe mjedisi jetësor”, në të cilin paralajmërojnë që vendet e zhvilluara në të gjithë botën duhet të ndalojnë eksportin e automjeteve që nuk i plotësojnë standardet mjedisore dhe të sigurisë, ndërsa vendet në zhvillim dhe vendet e pazhvilluara të miratojnë standarde më të forta të cilësisë në importin e automjeteve të përdorura.

Maqedonia e Veriut në këtë raport të UNEP është përfshirë në renditjen e vendeve me politika “të dobëta” për rregullim të importit të automjeteve të përdorura, ku lejohet importi i automjeteve me standarde të emetimit EURO 3. Në këtë grup me politika “të dobëta” nga vendet e Evropës Lindore dhe ish-BRSS jemi së bashku me Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Uzbekistanin.

Ligji dhe rregulloret përcaktojnë që në Maqedoni mund të importohen vetëm automjete me të paktën standarde të shkarkimeve EURO 4, informon Ministria e Ekonomisë për “Meta.mk”. Sidoqoftë, përkundër faktit që një vendim i tillë hyri në fuqi më 1 korrik 2016, në tregun e makinave deri më sot mund të rishiten automjete në vend me standarde më të ulëta. Për këtë arsye, etiketat ekologjike duhej të ishin masë e rëndësishme për të kufizuar përdorimin e automjeteve me EURO standarde më të ulëta.

Përndryshe, me ndryshimet e fundit në Ligjin për taksimin e importit të automjeteve që e implementon Drejtoria e doganës, taksa u ul në përputhje me standardin Euro të automjetit, gjegjësisht sa më i lartë standardi i automjetit, aq më i ulët është tatimi.

Në lidhje me zbatimin e ndryshimeve në aktet nënligjore me të cilat do të kufizohej importi i automjeteve nën standardin EURO 5, Ministria e Ekonomisë thotë se ata do t’i zbatojnë ato nëse Qeveria merr një pozicion për të forcuar kriteret për importin e automjeteve të përdorura.

Drejtoria Doganore e RMV-së javën e kaluar informoi se në nëntë muajt e parë të këtij viti kishte rënie në importet e automjeteve të përdorura nga jashtë për 42 për qind, që kryesisht është për shkak të futjes së mekanizmave në taksën e re të automjeteve motorike që synojnë parandalimin dhe demotivimi i qytetarëve për të blerë automjete të përdorura me emisione të larta të CO2.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.