fbpx

RMV, Gjykata e Lartë Administrative solli vendim për minierën Illovicë-Shtuka, mirëpo nuk dihet se çka ka vendosur

-

Gjykata e Lartë administrative solli vendim për lëndën për minierën Illovicë-Shtuka, mirëpo përmbajtja e tij mbetet e panjohur për opinionin.Vendimi, siç kanë konfirmuar nga ky institucion për Meta, është miratuar më 20 nëntor. Megjithatë, i njëjti ende nuk është publikuar në uebfaqen, në të cilën publikohen të gjitha vendimet e këtij institucioni. Nga gjykata nuk dhanë përgjigje në pyetjen tonë se çfarë është aktvendimi i tyre, por vetëm për atë që lënda u është dërguar palëve, shkruan Meta.mk.

“Ju njoftojmë që pas kontrollit në sekretariatin e Gjykatës së Lartë administrative, është konstatuar që Gjykatës administrative e ka dërguar lëndën më 8.10.2020. Gjykata e lartë administrative, ka miratuar vendim për këtë lëndë më 20.11.2020”, thuhet në informatën e nga Gjykata e Lartë administrative.

Lënda në tërësi me të gjitha shkresat dhe vendimet, sipas informatave nga Gjykata, javën e kaluar është kthyer në Gjykatën administrative, për procedim të mëtejmë. Kjo gjykatë do të duhet t’ua dërgojë vendimin palëve në procedurë, Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative në shkallë të dytë dhe kompanisë kanadeze “Euromaks resursis”.

Nga shoqata “Luginë e shëndetshme”, e cila një kohë të gjatë organizon protesta kundër hapjes së minierës, thonë që banorët në Bosilevë dhe në Novo Sello, por edhe të gjitha komunat e juglindjes, nuk do të lejojnë hapje të minierave në këtë rajon bujqësor. Aktivisti Kostadin Ristomanov thotë që nuk janë të informuar se Gjykata e epërme ka sjellë vendim, megjithëse me muaj e presin me padurim.

Lënda në Gjykatën e Lartë ka ardhur pasi që edhe shteti edhe “Euromaks” në korrik e ankimuan vendimin e Gjykatës administrative, me të cilin e shfuqizoi vendimin e Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për konteste administrative, për pezullim të marrëveshjes për koncesion me “Euromaks”. Gjykata e Lartë administrative është instanca e fundit që mund të vendos ose të sjellë vendim të vet ose ta kthejë lëndën sërish te Komisioni i shkallës së dytë.

Marrëveshja për koncesion për eksploatim të bakrit dhe arit në malin Ograzhden në Illovicë të Komunës Bosilevë u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga Qeveria verën që kaloi. Arsyetimi ishte që koncesionari nuk ka parashtruar kërkesë me dokumentacionin e përgjithshëm të nevojshëm për lëshim të lejes për eksploatim të lëndëve të para minerale në afat prej katër vitesh nga nënshkrimi i marrëveshjes për koncesion. Vendimin për ndërprerje të koncesionit e konfirmoi edhe Komisioni i shkallës së dytë për vendimmarrje në procedurë administrative, pasi e refuzoi ankesën, të cilën e parashtroi kompania “Euromaks”. Pas ankesës së dytë nga koncesionari, Gjykata administrative aprovoi vetëm një pjesë të kërkesës ankimore, lidhur me parregullsitë procedurale, përkatësisht kërkesën që organi kompetent i koncesionarit së pari t’i përgjigjet në kërkesën për bashkëngjitje të dy koncesioneve Illovicë 6 dhe Illovicë 11. Për këtë vendim, ankesë kanë parashtruar edhe shteti edhe kompania dhe lënda u dërgua në Gjykatën e Lartë administrative.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.