fbpx

Xhihdistët okupojnë internetin, a mundet dikush t’i ndaloj?

-

Paralelisht me luftimet e armatosura në Paris dhe aksionet kundër terrorizmit që pasuan në Gjermani, Francë dhe Belgjikë , në të cilat u vranë dhe u arrestuan më shumë ekstremistë, në internet po bëhet propagandë e vërtet luftarake e udhëhequr nga xhihadistët të cilët kontrollojnë territorin e Shtetit Islamik.

Ekstremistët islamik të cilët luftojnë në Irak dhe Siri intensivisht përdorin internetin,  rrjetet sociale dhe teknikat e sofistikuara të internetit për të përhapur propaganda, që në radhët e tyre të joshin  anëtarë të rinj, por edhe të publikojnë risi lidhur me aksione e tyre, të cilat i plotësojnë me fotografi dhe video materiale.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron në ShBA me presidentin Barak Obama ndër të tjera bisedoi edhe për sigurinë në internet. Në intervistën “ITV news” Kameron ka thënë se do të lus Obamën të rris presionin ndaj disa faqeve siç është Facebook dhe Tweter, më shumë të punojnë me shërbimet e kundërzbulimit në përndjekjen e të dyshuarve për terrorizëm.

Kameron para disa ditëve deklaroi se shërbimet e inteligjencës së Britanisë, duhet të kenë fuqi legale që të depërtojnë në komunikimin enkriptues i të terroristëve të dyshuar me qëllim të parandalojnë  sulme siç ishte ai i javës së kaluar në Paris. Ai shtoi se terroristëve duhet t’iu parandalohet “vendi i tyre i sigurt” t të komunikuar online.

Pasi që verës filloi aksionet  e xhihadistëve në fushat luftarake në Irak dhe Siri, u aktivizuan edhe një varg twitter profilesh të cilët thonë se prezantojnë ShI. Këto profile të cilat shpesh përditësohen, ndonjëherë transmetojnë edhe fotografi dhe video materiale për operacionet e tyre,  ku numërojnë edhe numrin e vrasjeve të kryera, misionet vetëvrasëse si dhe informacionet për qytet që i kontrollojnë. Pjesa më e madhe e profileve dhe hashtakëve që  përdorin ithtarët dhe mbështetësit e ShI në twitter janë në gjuhën arabe .Pjesa më e madhe e këtyre twitter profileve janë suspenduar dhe janë fshirë nga administratorët e Twitterit.

Njëri nga këto profile është @Fajr991,  që Twitter e ka shënuar si “potencial të dëmshëm”, kurse disa nga hashtakët me të cilët bëhet twitti për ShI janë #Baghdad_is_liberated (Bagdadi është i lirë) #Iraq_is_ liberated (Iraku është i lirë) Shteti Islamik është shënuar në gjuhën arabe. Në Twitter  ka një profil me emrin “Muhamed”, në  përshkrimin  të cilit thuhet se Shteti Islamik mbetet dhe zgjerohet.

Disa xhihadistë të ShI-së përdorin ueb- faqen e quajtur “Bllogu i Shteti Islamik” (the-islamic-state.blogspot.com),  në të cilin thuhet se nuk është faqe zyrtare e ShI-s, por se atje publikohen arritjet e deritanishme të terroristëve nëpërmjet lajmeve, fotografive, video- materialeve dhe intervistave.

Para disa ditëve, pas sulmit të redaksisë së revistës satirike “Charlie Hebdo”, grupi i hakerëve Anonimus shpallën fitoren e tyre të parë, në synimin e tyre, që t’i shkyçin  ueb- faqet ekstremiste dhe të hakmerren për të varët në Francë. Sulmi i parë i hakerëve anonimnus ishte faqja  terroriste franceze ansar-alhaqq.net, në kuadër të përpjekjeve të tyre të mbrojnë lirinë e shprehjes.  Nëse tani e kërkoni emrin e ueb- faqes, interneti do t’iu riorentojë tek kërkuesi  DuckDuckGo.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.