Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme nuk janë të sakta informatat se Maqedonia për shkak të anëtarësisë së papaguar ka humbur të drejtën e votës në Kuvendin e përgjithshëm të Organizatës botërore.
Nga MPJ-ja njoftojnë se borxhi është paguar dhe së shpejti kjo do të shënohet në OKB
-Kishim afat prej dy javëve që të paguajmë. Lidhur me pagesën e anëtarësisë ndaj OKB-së, vlera e patjetërsueshme është paguar dhe kjo së shpejti do të shënohet në OKB- thonë nga MPJ-ja.