Taksisti nga Koçani lëshohet nga stacioni policor në Polikastro


Selanik, 11 Dhjetor, 2014 - 12:58 (META) 

Taksisti nga Koçani i cili u përfshi nga vërshimet në Kukush është liruar nga organet policore greke dhe do të kthehet në Maqedoni.

Banori i Koçanit dje ishte pjesë e një tragjedie njerëzore në Greqi kur, për shkak të kushteve të motit, makina me të cilin transportonte një shtetas grek nga Maqedoni në Greqi, u rrëzua në kanal për ujitje mes Polikastros dhe Kukushit. Taksisti arriti të del nga makina, mirëpo bashkudhëtari i tij nuk kishte arritur të shpëtojë ku edhe kishte ndërruar jetë në vërshim.

Koçanasi sot në mëngjes është thirrur në stacionin policor në Polikastro për të deklaruar për fatkeqësinë para organeve të policisë. Në bisedë prezent ishte një avokat gjatë deklaratës dhe përkthimit. Pas deklarimit, taksisti është lëshuar në liri dhe i pret përfaqësuesit e kompanisë për taksi nga Koçani që të kthehet në Maqedoni. Makina do të mund të merret dhe të kthehet në Maqedoni pasi të përmirësohen kushtet e motit dhe pasi të thahet dheu i kanalit.

Për këtë rast është njoftuar edhe konsullata maqedonase në Selanik, e cila ndihmonte dhe ishte vazhdimisht në kontakt me banorin 42 vjeç të Koçanit prej momentit të parë kur është thirrur në stacionin policorë në Polikastro e deri në lirimin e tij.

Fatkeqësia kishte ndodhur dje, mes Kukushit dhe Polikastros. Makina me targa maqedonase transportonte shtetasin grek prej Koçanit për në Kukush. Sipas informatave nëpër mediumet greke, gjatë lëvizjes nëpër rrugën e fshatit dhe gjatë tentimit për të kthyer, makina është rrëzuar në kanal për ujitje i cili ka qenë përplot nga reshjet e shiut dhe vërshimet në Kukush dhe Polikastro.

Taksisti ka arritur të del nga makina, ndërsa bashkudhëtari i tij ka mbetur brenda. Taksisti menjëherë ka kërkuar ndihmë dhe ka alarmuar policinë, e cila për kohë të shkurtë ka arritur në vendngjarje. Gjatë natës janë vënë në kërkim të makinës dhe udhëtarit kurse trupi dhe mjeti bartës janë gjetur madje të mëngjesin e nesërm.

Udhëtari është njëri nga dy viktimat nga moti që përfshi Greqinë Veriore dje. Në Selanik, për shkak të vërshimeve, jetën humbi një burrë 50 vjeç, trupi i të cilit është gjetur në lumin e lagjes Nea Filadelfia në Selanik.

M.P.