Veljanovski mban qëndrimin se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Kuvendit

 

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski mban qëndrimin e tij se nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Kuvendit.

Pas letrës që dje KSHZ e dorëzoi deri te Veljanovski, nga kabineti i kryetarit të Parlamentit njoftojnë se letra e Komisionit zgjedhor është vetëm njoftim dhe se Kuvendi nuk ka obligim të merr kurrfarë masash.

“Qëndrimi i Veljanovskit është i njohur, nuk ka mundësi kushtetuese për thirrjen e Kuvendit” njoftojnë nga kabineti i tij.

Sot Damjan Mançevski, nënkryetari i LSDM-së, në konferencë shtypi tha se KSHZ ka konfirmuar se nuk ka kushte korrekte për zgjedhjet e 5 qershorit.