fbpx
Tag: LSDM

tag: LSDM

Zaev- Bejli: Presim Ivanov të veproj sipas Kushtetutës dhe ta jap mandatin

Proceset demokratike është e domosdoshme që të vazhdojnë me formimin e qeverisë së re, që do të siguroj stabilitet në vend dhe perspektivat e Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së. Këtë sot në takim e kanë konstatuar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, kumtojnë nga LSDM. “Shumica parlamentare veçse ka krijuar kushte për të...

LSDM kërkon nga Ivanov që mos të zvarris me arsyetime të palogjikshme

Ka ardhur koha kur Ivanov s’mundet të zvarris me arsyetime të palogjikshme dhe patjetër të përmbush obligimin kushtetues dhe ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë, thuhet në kumtesën e rregullt të LSDM-së. “Proceset demokratike patjetër të vazhdojnë dhe Ivanov tashmë nuk ka hapësirë që mos të veprojë. Procesi demokratike patjetër të respektohet në drejtim të formimit të qeverisë së...

VMRO DPMNE kërkon LSDM ta tërheq Xhaferin e jo të kërkoj mandat nga Ivanovi

Pozicionet e dy partive, sipas njoftimeve të rregullta ditore, një ditë pas bisedës me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Evropë dhe Euro Azi, Hojt Brajan Ji, ngelin të pandryshuara. Nga VMRO DPMNE thonë se presedenca e këtillë e LSDM-së hap mundësi në të ardhmen “në mënyrë joligjore të përsëritet procedura e këtillë dhe në këtë mënyrë të votohet dygjuhësia,...

Zaev në takim me Ji: Të gjithë t’i mbështesin proceset demokratike për qeverinë e re

Është shprehur mbështetje për proceset demokratike në Maqedoni, të cilat pas zgjedhjeve kredibile vazhduan me emërimin e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e shumicës parlamentare ndërsa do të rezultojnë me zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoni, ka thënë LSDM në njoftimin me të cilin njoftoi për takimin e sotëm të liderit partiak Zoran Zaev, zv- kryetares,...

LSDM: Po të kishte Qeveri të re, sot do të kishte rrogë minimale prej 12.000 denarë

“Po të kishte sot Qeveri të re, ky 1 Maj të gjithë punëtorët do t’i takonte me rrogë minimale prej 12.000 denarë. Dhe ky është vetëm një shembull se çfarë humbin qytetarët për shkak të interesit të një grupi të vogël në krye me Nikola Gruevskmin, i cili tenton dhunshëm të pengoj kalimin e pushtetit”, ka porositur sot paradite...

LSDM: Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës, dhunuesit patjetër të përgjigjen

Prokuroria Publike dhe MPB patjetër të veprojnë sipas detyrës për skenar kriminel ndërsa porositësit, dhunuesit dhe kriminelët të japin llogari, thonë nga LSDM përmes kumtesës partiake. “Shumica parlamentare realizoi obligimin e vet ndaj qytetarëve, në mënyrë dinjitoze, të mençur dhe me kujdes, siç i takon politikanëve të ri që populli i zgjodhi për ta udhëhequr shtetin. Kryetari i ri i...

LSDM: Proceset demokratike vazhdojnë, qytetarët të ruajnë qetësinë

Proceset demokratike vazhdojnë pas zgjedhjet legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit të RM-së, porositën nga LSDM në njoftimin e rregullt ditor pas incidenteve të djeshme të dhunshme, ku u lënduan disa deputetë, mes të cilëve edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev. “Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë zëshëm mbështetën zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu, qartë dërguan mesazhin e regjimit në rënie...

Talat Xhaferi emërohet për kryetari kuvendi, protestuesit futen në institucionin ligjvënës

Shumica parlamentare sot pasdite ka zgjedhur deputetin e BDI-së, Talat Xhaferi për kryetar të ri të Kuvendit të RM-së. Kryesues i seancës konstituive ishte deputeti Ferid Muhiq, si deputeti më në moshë në Kuvend sepse më i moshuari Branko Manojlovski, nuk ishte prezent. Muhiq për zëvendës të tij zgjodhi Goran Misovskin dhe Xhevat Ademin ndërsa zgjedhjen e Xhaferit për kryesues...

Shumica nuk e lëshon Kuvendin derisa të mos votohet për kryetarin e ri

Deputetët në shumicën parlamentare në krye me LSDM-në sot pasdite qëndruan në sallën plenare të Kuvendit të RM-së pasi kryesuesi, Trajko Veljanovski ndërpreu vazhdimin e 20 të seancës. Deputetët e LSDM-së, BDI-së, Besës dhe Aleancës për shqiptarë refuzojnë të largohen nga salla dhe kërkojnë të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit. Në sallë janë edhe deputetët të VMRO DPMNE-së, të...

Njëra palë për qeveri të shpejtë, tjetra për zgjedhje të shpejta: Vazhdon maratona në Parlament

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive në Kuvend, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe  emërime si dhe për emërimin e kryetarit të këtij institucioni ligjvënës. Gjatë fundjavës, partitë këmbyen akuza dhe kundër- akuza për temën e ngricave dhe dëmet në bujqësi, ndërtimin e Qendrës së re...

LSDM: Bllokimi i proceseve demokratike do të thotë përgjegjësi penale

Proceset demokratike do të vazhdojnë dhe shteti duhet të funksionojë me kapacitet të plotë sepse në pikëpyetje është vënë ekzistenca e qytetarëve dhe kompanive për shkak të bllokadave të pakuptimtë me të cilat pengohet transferimi i qetë i pushtetit, theksojnë nga LSDM në njoftimin e rregullt. “Ministrat në largim kanë autorizime teknike. Për kohë të shkurtë do të ndërpriten të...

Zaev me katërshen evropiane: Maqedonia patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike

Republika e Maqedonisë patjetër t’i vazhdojë proceset demokratike. Kjo është konstatuar në takimin e sotëm të liderit të LSDM-së, Zoran Zaev me ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Suedisë dhe Holandës në vend, Kristin Alt’hauzer, Çarls Geret, Mars Stefanson dhe Volter Plomp. “Shumica parlamentare prej 67 deputetëve është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime. Hapat në vijim...

Kuvendi: Vazhdon seanca e re, nuk ka shpresë për epilog

Sot do të ketë vazhdim të ri të seancës konstituive të Kuvendit, ku deputetët duhet të debatojnë për emërimin e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për emërime dhe zgjedhje si dhe emërimin e kryetarit të Kuvendit. Sipas njoftimeve partiake, nuk pritet të ketë ndryshime dhe do të ndodh skenari i deritashëm me replika dhe kundër- replika. Pas festave të Pashkëve, nuk...

LSDM: Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale

“Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të zgjedhur sikur të jenë pronë e tij personale. E para, shumica parlamentare tashmë ekziston dhe këtë askush nuk e kërkon prej tij. Ndërsa a do të gjejnë arsye të shëndoshë disa nga deputetët opozitar të VMRO DPMNE dhe do t’i mbështesin reformat pas formimit të qeverisë së re reformuese,...

Nesër vazhdon seanca konstituive, nuk ka largim nga pozicionet

Pas pesë ditëve pauzë, seanca konstituive e Kuvendit pritet të vazhdojë nesër në ora 11. Sipas njoftimeve të rregullta ditore të dërguara nga VMRO DPMNE dhe LSDM dhe para vazhdimit të seancës së nesërme konstituive, nuk ka largim nga pozicionet e mëhershme të partive. Në njoftimin e LSDM-së thuhet se “Gruevski nuk ka të drejtë të ofroj 51 deputetë të...

LSDM: Ivanov është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet qytetarëve

Gjorge Ivanov nuk ka të drejtë të sillet si tiran ndaj popullit, vetëm që të kënaq një person dhe familjen e tij që t'i realizojnë platformat e tyre kriminale, thuhet në reagimin e LSDM-së ndaj intervistës së presidentit për gazetën austriake "Viener Cajtung". Me këtë Ivanov, siç thuhet më tej në reagim, është bashkëpjesëmarrës në të keqen që u bëhet...

LSDM: Do të zhbllokojmë Kuvendin sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve

Shumica e re parlamentare merr obligimin që së shpejti të zhbllokoj proceset demokratike dhe të zgjedh qeverinë e re reformuese e cila do të siguroj jetë të mirë për të gjithë, thuhet në njoftimin e LSDM-së ku thuhet se kjo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve. "Pritjet e shumicës së qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë do të realizohen sepse...

Veljanovski për të martën caktoi vazhdimin e seancës konstituive

Duke dërguar urime për festën e Pashkëve për qytetarët e Maqedonisë, kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanovski, vazhdimin e ardhshëm të seancës konstituive e caktoi për të martën (18 prill) më ora 11. Deputetët në vazhdimin e 12-të të seancës konstituive përfaqësuan qëndrimet e partive të tyre dhe debatonin për Platformën e Tiranës, Ligjin për përdorimin e gjuhëve, Marrëveshje e Ohrit...

VMRO DPMNE për “arsye patriotike” ndërron emrin e LSDM-së në LSD pa “M”

Kohëve të fundit VMRO DPMNE ia ka ndërruar emrin Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe në njoftimet zyrtare të partisë dhe në deklaratat e anëtarëve të saj, oponentin e vet politik ka filluar ta quan me shkurtesën “LSD” në vend të “LSDM”, siç ishte më herët. Nga foltorja kjo shqiptohet si “lë së dë” ndërsa këtë fjalor të ri e...

LSDM: Institucionet të mos bëhen viktimë e skenarëve të dhunshëm të Gruevskit

Nikola Gruevski nuk guxon të kërcënohet me dhunë, kjo është kundër- kushtetuese dhe vepër e dënueshme me ligj, porositin nga LSDM në njoftimin e sotëm. Nga kjo parti më tej thonë se së shpejti do të emërohet kryetari i ri i Kuvendit e më pas edhe “qeveria e re reformuese e Maqedonisë unitare, sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve në...