Proceset demokratike vazhdojnë pas zgjedhjet legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit të RM-së, porositën nga LSDM në njoftimin e rregullt ditor pas incidenteve të djeshme të dhunshme, ku u lënduan disa deputetë, mes të cilëve edhe lideri i opozitës, Zoran Zaev.

“Opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë zëshëm mbështetën zhbllokimin e Kuvendit. Gjithashtu, qartë dërguan mesazhin e regjimit në rënie se ky është fundi i tij, se duhet të tërhiqet para vullnetit të shumicës prej 700.000 qytetarë”, thuhet në kumtesë.

Prej atje sërish theksojnë se prioriteti kryesor për qytetarët dhe shtetin është që të realizohet deri në fund vullneti i popullit që u shpreh në zgjedhje për dorëzimin e qetë të pushtetit, sipas Kushtetutës, Rregullores dhe ligjeve të RM-së.

Nga partia u bëjnë thirrje institucioneve që t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve.