LSDM: Do të zhbllokojmë Kuvendin sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve

-

Shumica e re parlamentare merr obligimin që së shpejti të zhbllokoj proceset demokratike dhe të zgjedh qeverinë e re reformuese e cila do të siguroj jetë të mirë për të gjithë, thuhet në njoftimin e LSDM-së ku thuhet se kjo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve.

“Pritjet e shumicës së qytetarëve dhe opinionit ndërkombëtarë do të realizohen sepse kjo është rruga e vetme e duhur për Maqedoninë. Formimi i qeverisë së re është prioriteti i parë për interesat shtetërore të Maqedonisë dhe qytetarët”, thonë nga LSDM dhe shtojnë se qeveria e re reformuese do të mundësoj zgjidhje për shumë çështje të hidhur për qytetarët.

Nga partia shtojnë se proceset demokratike nuk do të ndalen dhe se do të ketë jetë për të gjithë në Maqedoni.