Mançevski: Nëse nuk firmoset falja, nuk ka mundësi për bisedime

Pas deklaratës së KSHZ-së për shtyrje të zgjedhjeve, është shprehur zëdhënësi i LSDM-së Damjan Mançevski, i cili thotë se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor.

Ai deklaron se edhe Diaspora u ka thënë jo zgjedhjeve, pasi që vetë 4848 votues janë regjistruar, prandaj thotë se partia e tij kërkon që kuvendi të mblidhet dhe të vazhdojë me punë, fillimisht duke u rëzar vendimi i kryetarit Ivanov për falje.

Në pyetjen e gazetarëve për bisedime të mundshme në mes të katër partive politike, Manpevski ka deklaruar se nuk ka bisedime, përderisa nuk mblidhet kuvendi dhe nuk tërhiqet vendimi nga kryetari Ivanov.