Gazetarët e Maqedonisë me lapsa në duar u bashkëngjitën në marshin solidaritetit

Me lapsa në duar, gazetarët e Maqedonisë sot u mblodhën në Parkun e gazetarëve për nderime kolegëve në masakrën në gazetën satirike të Parisit “Charlie Hebdo”. Në marshin e solidaritetit mori pjesë edhe ambasadorja e Francës në Maqedoni, Lorens Oer.

-Sot jemi këtu sepse morëm ftesë nga kolegët e Francës që të marrim pjesë atje në marshin, por vlerësojmë se edhe këtu duhet të tregohet unitet, solidaritet e kundërshtim. Ky sulm i pështirë kishte për qëllim të shuaj lirinë e medieve dhe gjithë redaksinë e “Charlie Hebdo”. Por, Charlie” do të jetojë edhe më tutje dhe kolegët që u shmanget plumbave do të nxjerrin në botim numrin e ri me miliona kopje të “Charlie Hebdo”. Ky sulm nuk është tentimi i parë që të shuhen gazetarët. Lufta vazhdon dhe do të luftojmë e do t`i gjykojmë ekstremistët që promovojnë urrejtje: tha Dragan Antonovski, duke lexuar letër nga kolegët francez.

Gazetarë e qytetar nga Parku i  gazetarëve u drejtua drejt Qendrës kulturore franceze, ku transmetohej drejtpërdrejt marshi i solidaritetit nga Parisi. Pjesëmarrësit e marshit në Qendër u nënshkruajtën në Librin e Zisë dhe lutjet me respekt për kolegët e vrarë.