Gruevski thërret kompanitë indiane të investojnë në Maqedoni

-

 

Kompanitë indiane janë të mirëseardhura të investojnë në Maqedoni, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski pas takimit me kryeministrin e Indisë Narenda Modi, e mbajtur në margjinat e samitit botëror “Vibrant Guxherat” në Ahmadbad, Indi. Siç lajmëroi “Radio Televizioni i Maqedonisë”, Gruevski e informoi kolegun e tij të Indisë për ekonominë e Maqedonisë, si dhe për arritjen e rezultateve që janë të njohura nga Banka Botërore, e cila na rëndit në vendit e 30 në botë prej 189 ekonomive. – Në botën globale mundësitë nuk vijnë vetë. Ato duhet të krijohen. Për këtë shkak duhet jemi inovativ dhe të vazhdojmë me avancimin e performancave e dhe mundësive. Kjo është edhe fuqia kuçe e të gjitha politikave që   u zhvilluan vitet e fundit në Maqedoni – deklaroi kryeministri Gruevski.

Në samitin për të parën herë morën pjesë SHBA, Britania e Madhe, Japonia, Holanda, Kanada Australia dhe Singapuri.