fbpx

LSDM: Stavrevski ka dhënë biznesin me miliona kompanisë në shtëpinë e Janakievskit

-

Ministri e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dje jo vetëm se pranoi për skandalin me kompaninë e huaj në shtëpinë e tij, fitues i biznesit me miliona nga Qeveria, por edhe zgjeroi skandalin në shkallët që po e tronditin edhe më shumë Qeverinë e Nikola Gruevskit, kumtoi sot në pres konferencën Petre Shilegov nga LSDM-ja
– Transmetuam, dhe Janakievski vërtetoi, se nga të gjitha lokacionet dhe mijëra shtëpitë në Prilep dhe në Maqedoni, pikërisht në shtëpinë e ministrit për transport dhe lidhje në Prilep është adresa e kompanisë gjermane “Ludvig Fajfer”, e zgjedhur nga qeveria për pjesëmarrje për projektin 30-milionësh Impianti i trajtimit. Ministri Janakievski në reagimin do të bind se nuk e din si kjo kompani është qiradhënës pikërisht në shtëpinë e tij në Prilep – tha përfaqësuesi i LSDM-së.
Shilegov theksoi se Janakievski në vetë reagimin e tij informoi se ka lidhur marrëveshje për qira me “Projektin për rehabilitim dhe vazhdim të rrjetit të kanalizimit në Prilep”
-Nëse Qeveria, gjegjësisht ministri për financa Zoran Stavrevski është njëri nga përgjegjësit për drejtimin me të hollat evropiane nga komponenti 3 e IMA-së, do të thotë se kumbari personal i Gruevskit, Zoran Stavrevski, e ka nënshkruajtur marrëveshjen e projektit me miliona, me kompani të regjistruar në pronën e ministrit në Qeverinë, Mile Janakievski?! Kjo e qartëson pretendimin e çuditshëm të Janakievskit se ka lidhur marrëveshje me projektin dhe çështjen përse projektit i është duhur shtëpia e ministrit Janakievski- thotë Shilegov. Nga opozita LSDM, kërkojnë nga Gruevski, Stavrevski dhe Janakievski të qartësojnë se në këtë mënyrë po punon Qeveria më kompanitë e huaja në Maqedoni? Nga partia thonë se Janakievski në periudhë prej dy vjetësh do të mbledh 16.800 euro, duke pasur parasysh se shtëpia është dhënë më qira për 24 muaj, me pagesë mujore prej 700 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.