Gjykata ka sjellë vendim me të cilin është dënuar me tre vjet burg Z.K., i akuzuar në rastin “Puç”. Ky vendim është sjellë, pas pranimit publik për veprën penale të bërë për të cilën akuzohet ky person në rastin “Puç”. Z.K. ka pranuar për të gjithë aspektet, pjesëmarrësit, rrethanat dhe detajet tjera të lidhura me rastin.
“Pas sjelljes së Propozim Marrëveshjes nga ana e Prokurorisë publike për hetimin e krimit të organizuar dhe korrupsion deri tek Gjykata Penale, gjykatësi me procedurë paraprake me gjykim e verifikoi marrëveshjen me të cilin personi Z.K., i punësuar në MPB, për veprën penale: spiunim dhe përgjim të paligjshëm iu caktua dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre vjet”, kanë thënë nga Gjykata Themelore Shkupi 1