Zaev: LSDM është e gatshme për zgjedhje ndërsa unë për kryeministër i ardhshëm

LSDM është e gatshme për zgjedhje, thotë lideri i kësaj partie Zoran Zaev në intervistë për “Radio Evropën e Lirë” dhe shton se nëse populli ia jep nderin që të jetë kryeministër i ardhshëm, do ta bëj këtë.

Ai thotë se rreth 65% e programit zgjedhor të LSDM-të ka të bëjë me ekonominë ndërsa fokusi vendoset në hapjen e vendeve cilësore të punës dhe rrogës mesatare prej 500 euro.

Sipas tij, zgjedhje korrekte dhe të besueshme mund të ketë vetëm nëse plotësohen dy kushtet e Përzhinës- pastrimi i listave të zgjedhësve dhe rregullimin e mediave.

Për ngrirjen e punës së deputetëve të LSDM-së në Kuvend, ai thotë se me këtë vendim dëshirojnë të dërgojnë apel më serioz deri te Gjykata kushtetuese që të prononcohet për kushtetutshmërinë e PSP para pushimeve verore të gjykatësve.

Në pyetjen se çfarë do të ndodh me PSP-në nëse dështon Marrëveshja e Përzhinës, vlerësimi i liderit të LSDM-së është se kjo nuk do të ndodh.