Skadon afati për paditë e partive deri në Gjykatën administrative

Po skadon afati 24 orësh për padi lidhur me vendimin e KSHZ-së. Nga ky Komision mbrëmë paralajmëruan se shërbimi juridik i KSHZ-së do t’i përgatis dhe do t’ua dorëzoj Besës dhe Koalicionit në krye me LSDM-në vendimet për 13 ankesat për të cilat ka marrë vendim.

Pas dorëzimit së padive, pesë gjykatës të Gjykatës Administrative, të emëruar me short, në afat prej 48 orëve në seancë publike duhet të vendosin si do të vendosin lidhur me paditë ndërsa vendimet në afat prej 24 orëve duhet të publikohen në faqen e Gjykatës si dhe në faqen e KSHZ-së. Vendimet e Gjykatës administrative duhet të përmbajnë edhe mënyrën e votimit të çdo gjykatësi në veçanti.

KSHZ para dy ditëve filloi të vendos lidhur me ankesat e partive, por për shkak të tejkalimit të afatit ligjor sipas Rregullores së zgjedhjeve, ato janë prolonguar. Për këtë shkak, rezultatet finale nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, mund të publikohen më së voni në 21 dhjetor gjegjësisht pas vendimit të Gjykatës Administrative dhe nëse nuk ka rivotim në ndonjë vendvotim. Në rast se ka rivotim, kjo do të mbahet më 25 dhjetor.