Shefja e misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, përmes profilit të saj në Twitter bëri thirrje që të ndalojë dhuna në Kuvend ndërsa policia të krijojë kushte për siguri.
“Situatë me tension në Shkup. Dhuna duhet të ndalojë, policia duhet të krijoj kushte për sigurinë e Kuvendit dhe deputetëve”, shkroi Suomalainen në Twitter.
Tense situation #skopje. Violent acts should be ceased, police needs to ensure safety of parliament & MPs. @OSCE_Skopje
— Nina Suomalainen (@ninasuomalainen) April 27, 2017